Ne, fëmijët e Uebit

Nga Piotr CzerskinMe siguri nuk ka fjalë tjetër më të mbipërdorur në diskursin mediatik se sa fjala “gjenerata”. Njëherë pata provuar t’i numëroj “gjeneratat” që janë proklamuar në vitet e fundit që nga artikulli i mirënjohur rreth së ashtuquajturës “Gjenerata Asgjë”; besoj që ishin deri në 12. Të gjitha kishin një gjë të përbashkët: ekzistonin vetëm në letër. Realiteti asnjëherë nuk na jep një impuls të vetëm të prekshëm, kuptimplotë, të paharrueshëm, përjetimi i të cilit do t’na dalloj përgjithmonë nga gjeneratat e mëparshme. Ne po e kërkonim atë por në vend të saj ndryshimi revolucionar erdhi i pavërejtur, bashkë me televizionin kabllor, telefonin mobil, dhe para se gjithash, qasjen në Internet. Vetëm sot mund ta kuptojmë se sa shumë kanë ndryshuar gjërat gjatë 15 viteve të fundit.nNe, fëmijët e Uebit; ne, ata të cilët jemi rritur me internetin dhe në internet, jemi një brez që i plotësojmë kriteret për termin në një mënyrë disi subversive. Ne nuk përjetojnë një impuls nga realiteti, por më tepër një metamorfozë të vetë realitetit. Ajo që na bashkon nuk është një kontekst i kufizuar i  përbashkët, por besimi se konteksti vetë-përcaktohet dhe rezultat i zgjedhjes së lirë.n  n Duke shkruar këtë, jam i vetëdijshëm se jam duke e abuzuar përemrin ‘ne’, pasi ‘ne’-ja jonë është e luhatshme, e ndërprerëshme, e paqartë, sipas kategorive të vjetra: e përkohshme. Kur them ‘ne jemi’, kjo do të thotë “shumë shpesh ne jemi” ose “disa prej nesh jemi”. Them “ne” vetëm për të qenë në gjendje të diskutoj fare për “ne”.n  n 1. Ne u rritëm me Internetin dhe në Internet. Kjo është ajo që na bën të ndryshëm; kjo është ajo që e bën ndryshimin vendimtar, edhe pse duket e habitshme nga pikëvështrimi juaj: ne nuk bëjmë “sërf” dhe interneti për ne nuk është një “hapësirë” apo “hapësirë ​virtuale”. Interneti për ne nuk është diçka i huaj nga realitetit, por një pjesë e tij: një shtresë e padukshme por vazhdimisht e pranishme e ndërthurur me mjedisin fizik. Ne nuk e përdorin Internetin, ne jetojmë në Internet dhe së bashku me të. Nëse do t’ju tregonim bildnungsromanin tonë, analog, mund të themi se ka një aspekt natyror Interneti në secilën përvojë që na ka formësuar.n  n Ne kemi bërë miq dhe armiq online, jemi përgatitur për provime online, kemi planifikuar ndeja dhe sesione studimi online, kemi rënë në dashuri dhe jemi ndarë online. Uebi për ne nuk është një teknologji të cilin jemi dashtë ta mësojmë dhe së cilës ia arritëm. Uebi është proces që ndodhë vazhdimisht dhe transformohet vazhdimisht para nesh; me ne dhe nëpërmjet nesh. Teknologjitë shfaqen dhe pastaj zhduken në periferi, uebfaqet ndërtohen, lulëzojnë dhe  pastaj zhduken, por Uebi vazhdon, sepse ne jemi Uebi; ne komunikojmë me njëri-tjetrin në një mënyrë që vjen natyrshëm për ne, më intensiv dhe më efikas se kurrë më parë në historinë e njerëzimit.nTë rritur në Ueb ne mendojmë ndryshe. Aftësia për të gjetur informacion është për ne diçka bazike, siç është për ju aftësia për të gjetur një stacion hekurudhor ose një zyrë postare në një qytet të panjohur. Kur ne duam të dimë diçka – simptomat e para të lisë së ujit, arsyet e fundosjes së “Estonisë”, apo nëse fatura e ujit është dyshueshmërishtë e lartë – ne marrim masa me sigurinë e një shoferi në një makinë të pajisur me navigacion satelitor. Ne e dimë që do ta gjejmë informacionin që na nevojitet në shumë vende, ne e dimë se si të arrijmë në ato vende, ne e dimë si të vlerësojmë besueshmërinë e tyre. Ne kemi mësuar të pranojmë që në vend të një përgjigje gjejmë shumë të ndryshme, dhe nga këto ne mund abstrahojmë versionin më të mundshëm, duke mos i marrë parasysh ato që nuk duken të besueshme. Ne përzgjedhim, filtrojmë, mbajmë në mend, dhe jemi gati për të shkëmbyer informacionin e mësuar për një të ri, më të mirë, kur ai të shfaqet.n  n Për ne Uebi është një lloj disku i jashtëm i memories. Ne nuk kemi nevojë të mbajmë mend detaje të panevojshme: data, formula, klauzola, emra rrugësh, përkufizime të hollësishme. Për ne është e mjaftueshme të kemi një abstrakt, thelbi që është i nevojshëm për procesimin e informacionit dhe lidhjen e tij me gjërat tjera. Nëse na duhen detajet, mund t’i gjejmë ato brenda sekondash. Në mënyrë të ngjashme, ne nuk duhet të jemi ekspertë në gjithçka, sepse e dimë ku mund t’i gjejmë njerëzit që specializohen në atë që ne vetë nuk e dimë, dhe të cilëve mund t’u besojmë. Njerëzit të cilët do të ndajnë ekspertizën e tyre me ne jo për përfitim, por për shkak të besimit tonë të përbashkët se informacioni ekziston në lëvizje, që ai dëshiron të jetë i lirë, që ne të gjithë përfitojnë nga shkëmbimi i informacionit. Çdo ditë: duke studiuar, punuar, zgjedhur problemet e përditshme, ndjekur hobit. Ne e dimë si të konkurrojmë dhe neve na pëlqen ta bëjmë atë, por konkurrimi jonë, dëshira jonë për të qenë të ndryshëm, është e bazuar në njohuri, në aftësinë për të interpretuar dhe përpunuar informacionin, dhe jo në monopolizimin e tij.n  n 2. Pjesëmarrja në jetën kulturore nuk është diçka e jashtëzakonshëm për ne: kultura globale është bllok ndërtimi themelor i identitetit tonë, më e rëndësishme për përcaktimin tonë se traditat, rrëfimet historike, statusi social, prejardhja, apo edhe gjuha që ne përdorim. Nga oqeani i ngjarjeve kulturore ne marrim ato që na përshtaten më së shumti, ndërveprojmë me to, i shqyrtojmë ato, ruajmë përshtypjet tona në faqet e internetit të krijuara për këtë qëllim, të cilat gjithashtu na sugjerojnë albume, filma ose lojëra të tjera që mund të na pëlqejnë. Disa filma, seri apo video i shikojnë së bashku me kolegë apo me miq nga e tërë bota; vlerësimi jonë për disa e ndajmë vetëm me një grup të vogël njerëzish që ndoshta kurrë nuk do ta takojmë ballë për ballë. Kjo është arsyeja pse ne ndiejmë se kultura është duke u bërë njëkohësisht globale dhe individuale. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për qasje të lirë në të.n  n Kjo nuk do të thotë që kërkojmë që të gjitha produktet kulturore ta na vihen në dispozicion pa pagesë, edhe pse kur krijojmë diçka, ne zakonisht e kthejmë atë në qarkullim. Ne e kuptojmë se, përkundër qasjes në rritje në teknologjitë të cilat e bëjnë cilësinë e skedarëve të filmit ose zërit deri tani të rezervuar për profesionistët në dispozicion për të gjithë, kreativiteti kërkon përpjekje dhe investim. Ne jemi të përgatitur për të paguar, por komisioni gjigant që shpërndarësit kërkojnë na duket qartë se është mbivlerësuar. Pse duhet të paguajmë për shpërndarjen e informacionit që mundët lehtë dhe në mënyrë të përkryer të kopjohet pa asnjë humbje të cilësisë së origjinalit? Nëse po e marrim veç informacionin, duam që çmimi të jetë proporcional me të. Ne jemi të gatshëm të paguajmë më shumë, por atëherë presim të marrim vlerë të shtuar: një paketim interesant, një pajisje, një cilësi më të lartë, opsion për të shikuar këtu dhe tani, pa pritur që të shkarkohet skedari. Ne jemi të aftë të çmojmë dhe duam të shpërblejmë artistin (pasi paratë kanë ndaluar së qeni shënime në letër dhe janë bërë një varg i numrave në ekran, pagesa është bërë njëfarë akti simbolik i këmbimit prej të cilit duhet të përfitojnë të dyja palët), por për caqet e shitjes së korporatave nuk qajmë fare kokën. Nuk është faji ynë që biznesi i tyre ka pushuar së pasuri kuptim në formën e saj tradicionale, dhe që në vend se të pranojnë sfidën dhe të përpjekën të vejnë kontakt me ne me diçka më shumë se që ne mund ta marrim falas, ata kanë vendosur të mbrojnë rrugët e tyre të vjetruara.n  n Edhe një gjë: ne nuk duam të paguajnë për kujtimet tona. Filmat që na kujtojnë fëmijërinë tonë, muzika që na shoqëroi dhjetë vjet më parë: në rrjetin e memories së jashtëm këto janë thjesht kujtime. Kujtimi i tyre, shkëmbimi i tyre, dhe zhvillimi i tyre është për ne diçka po aq e natyrshme sa kujtimi i “Kazablankës” është për ju. Ne gjejmë në internet filmat që i kemi shikuar si fëmijë dhe iu tregojmë fëmijëve tanë, ashtu si ju na kallëzonit tregimet për Kësulëkuqen apo Tre Arinjtë. A mund ta imagjinoni që dikush t’ju akuzoj juve se keni shkelur ligjin duke bërë këtë? As ne.n  n 3. Ne jemi të mësuar që faturat tona të paguhen në mënyrë automatike, për sa kohë që bilanci ynë bankar e lejon këtë; ne e dimë se hapja e një llogarie bankare apo ndryshimi i rrjetit celular është vetëm çështje e plotësimit të një formulari në Internet dhe e nënshkrimit të një marrëveshje që dorëzohet me korrier; që edhe një udhëtim në anën tjetër të Evropës me një shëtitje të shkurtër në ndonjë qytet tjetër rrugës mund të organizohet në dy orë. Si rrjedhojë, duke qenë shfrytëzues të shtetit, ne jemi gjithnjë e më të irrituar me ndërfaqen e tij arkaike. Ne nuk e kuptojmë pse akti i taksave merr disa formularë për ta përfunduar, kryesori i të cilave ka më shumë se njëqind pyetje. Ne nuk e kuptojmë pse jemi të detyruar të konfirmojmë formalisht lëvizjen nga një adresë e përhershme në një tjetër, sikur komunat nuk mund të komunikojnë me njëra-tjetrën pa ndërhyrjen tonë (për të mos përmendur që domosdoshmëria për të pasur një adresë të përhershme është  në vetvete absurd i mjaftueshëm.)n  n Nuk gjendet asnjë gjurmë në ne e atij pranimi me përulësi të shfaqur nga prindërit tanë, të cilët ishin të bindur që çështjet administrative ishin me rëndësi dhe që konsideronin ndërveprimin me shtetin si diçka që duhet të festohet. Ne nuk e ndiejmë atë respekt, me rrënjë në distancën mes qytetarit të vetmuar dhe lartësisë së madhërishme ku banon klasa qeverisëse, mezi e dukshme përmes reve. Pikëpamja jonë e strukturës shoqërore është e ndryshme nga e juaja: shoqëria është një rrjet, jo një hierarki. Ne jemi të mësuar të fillojmë dialog me këdo, qoftë ai një profesor apo një yll i popit, dhe nuk kemi nevojë për ndonjë kualifikim të veçantë në lidhje me statusin social. Suksesi i ndërveprimit varet vetëm nëse përmbajtja e me­sazhit tonë do të konsiderohet si e rëndësishme dhe e denjë për përgjigje. Dhe në qoftë se, në sajë të bashkëpunimit, mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, duke mbrojtur argumentet tona kundër kritikës, ne kemi një ndjenjë se opinionet tona mbi shumë çështje janë thjesht më të mira, pse nuk do të duhej të prisnim një dialog serioz me qeverinë?n  n Ne nuk ndiejmë respekt religjioz për “institucionet e demokracisë” në formën e tyre aktuale, nuk besojmë në rolin e tyre aksiomatik, siç bëjnë ata që i shohin “institucionet e demokracisë” si  monumente për dhe në vetvete. Ne nuk kemi nevojë për monumente. Ne kemi nevojë për një sistem që do t’u përgjigjet pritjeve tona, një sistem që është transparent dhe i aftë. Dhe ne kemi mësuar se ndryshimi është i mundur: që çdo sistem i pakëndshëm mund të zëvendësohet dhe do të zëvendësohet nga një i ri, një që është më efikas, më i përshtatshëm për nevojat tona, që jep më shumë mundësi.n  n Ajo që ne e vlerësojmë më së shumti është liria: liria e fjalës, liria e qasjes në informata dhe në kulturë. Ne mendojmë se në sajë të lirisë Uebi është ai që është, dhe se është detyra jonë për të mbrojtur këtë liri. Ne u kemi borxh këtë brezave të ardhshëm, aq sa u kemi borxh mbrojtjen e mjedisit.nNdoshta nuk ia kemi dhënë ende një emër, ndoshta nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë, por besoj se çfarë duam është e vërtetë, demokracia e vërtetë. Demokraci që ndoshta është më shumë se që ëndërrohet në gazetarinë tuaj.n  Ky shkrim është botuar nën licencën CC-BY-SA 3.0. Përktheu Arianit Dobroshi.

Hello Drupal: Training coming to Prishtina

altWithin our TechTalk series Hello Drupal is a training event that is going to be held on the 6th of May at 10:00AM – 13:00PM.nPresenter Dave Hall is a free software, consultant, developer and system administrator from Australia. He currently works for Technocrat as Principal Engineer where he build enterprise scale Drupal sites. technocrat.com.aunDrupal is one of the three most popular content management systems globally and written in PHP. 1.5{74a5e949029a1ea1c8deaa68dab2da97a05c01fa451bc4be8e5f855c917cc19a} of all websites run on Drupal, including whitehouse.gov. Find more at http://drupal.com/nFind the training material here http://training.acquia.com/hellodrupalSpace is limited so please register your attendance with full name, email and phone number at [email protected] The event is for free.n This event is brought to you by FLOSSK and Innovations Lab Kosovo.nIn the map below you can find the exact location of Unicef Innovations Lab office:

View Larger Map

Tech Talk me Mr.Terry Dwyer

altTech Talk Ligjerata e parë për teknologji do të mbahet të enjtën më 29 Mars, në ora 18:00nLigjeruesi jonë i parë është Z. Terry Dwyer, nga Shtetet e Bashkuara, i cili do të flasë për zhvillimin e aplikacioneve 3-Tier (UI, AL dhe DB). Z.Dwyer, ka punuar për 25 vite me radhë në Bell Laboratoret (1970 – 1995) si zhvillues i softuerit dhe ka qenë lider i ekipit të një numri të madh të softuer projekteve si Sistemi TUXEDO. Ai poashtu është edhe një nga bashkëthemeluesit e Lakeshore Partners, kompani kjo e vogël, e cila jep këshilla teknike për Sipërmarjet Biznesore mbi investimet softuerike. Z.Dwyer ka një numër publikimesh në softuere inxhinierike.n nÇfarë është një Tech Talk ?nTech Talk’s, janë një seri seminaresh që zakonisht mbahen në mbrëmje rreth teknologjisë, zhvillimit të softuerëve, medias socilae dhe aplikacioneve me kod/përmbajtje të hapur.n Qëllimi i këtij seminari është që të lehtësojë ndërveprimin mes të rinjëve të interesuar me ekspertë të teknologjisë, në mënyrë që të mundësohet shkëmbimi i njohurive, arritjeve dhe përvojave mbi teknologjinë. “Tech Talk” do të mbahet një herë në muaj në hapësirat e Innovations Lab Kosovo. Këto ligjerata ju mundësohen nga Innovations Lab Kosovo dhe FLOSSK.nKëtu ndodhet një artikull nga New York Times për Bell Laboratoriesn Ju mund poashtu të konfirmoni ardhjen tuaj në eventin e hapurt në Facebook.nMë poshtë ndodhet harta që tregon lokacionin e zyreve të Unicef Innovations Lab.

FLOSSTalk me Arangel Angov: Hacker Spaces

altFLOSSTalk-u i rradhës do të mbahet të Shtunën më datën 17 Mars 2012  në ora 01:00PM tek zyret e Unicef Innovations Lab, në këtë fjalim do të flitet për “Hacker Spaces” të njohura edhe me termin HackLabs, hapësira të lira në të cilat njerëzit e interesuar në punë të përbashkët dhe hacking ndajnë eksperiencën dhe dijeninë e tyre me njëri-tjeterin dhe nëdrtojnë së bashku gjëra interesante në lidhje me teknologjinë.nLigjerues në këtë FLOSSTalk do të jetë Arangel Angov njëri ndër themeluesit i Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të hapur në Maqedoni dhe Hacker Space-it KIKA në Shkup. Ai ka qenë i përfshirë në komunitetin FOSS për dhjetë vitet e fundit ku dhe ka punuar si Administrator i Sistemeve të GNU/Linux për 8 vjet.n“Unë do të përpiqem të jap një pamje të thellësishme të asaj se qfarë po ndodhë në Hacklab-in KIKA në Shkup, se si ka filluar, si ne kemi arritur ta mbajë atë dhe çfarë saktësisht është e nevojshme për ndërtimin e një Hacklab-i në qytetin tuaj.”nMund të konfirmoni ardhjen tuaj edhe nga eventi i krijuar në Facebook, kurse më poshtë ndodhet harta që tregon lokacionin e zyreve të Unicef Innovations Labn Nëse harta është a pakjartë për ju, atëherë shiqojeni këtë video.n  

Hartografimi i Objekteve Publike të Kosovës

altNjë projekt tjetër që kemi qenë duke punuar është Hartografimi i institucioneve/objekteve publike në Kosovë, projekt i cili është mbështetur nga UNICEF Innovations Lab. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte siq u cek edhe më lartë hartografimi i të gjitha objektet ekzistuese publike në Kosovë. Përderisa ne e kishim nisur rrugën e gjatë për të arritur qëllimin tonë, mungesa e informacionit ka qenë një pengesë e madhe.nNe do të donim të falënderojmë një projekt tjetër të lirë – InformataZyrtare.org – e cila na pajisi me informata për të gjitha institucionet, në kontrast me ministrinë e cila nuk e bëri një gjë të tillë. Ne hartografuam në shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës, të gjitha të dhënat që kemi mbledhur janë lirisht të qasshme në www.osm.org OpenStreetMap.nSi e bëmë atë? Ne kemi vënë së bashku tetë ekipe me të rinj të punojnë në mbledhjen e të dhënave dhe redaktimin e hartës. Çdo ekip kishte dy anëtarë. Ata kishin një ditë trajnimi për këtë proces dhe çfarë pritej prej tyre.nNjerëz të rëndësishëm në projekt ishin Lulzim Gashi si menaxhues i projektit, Valon Brestovci, Besfort Guri dhe Gent Thaçi.nTë dhënat e mbledhura do të publikohet së shpejti si një file CSV apo diçka të ngjashme!

FLOSSTalk me Arturo Suarez: OpenStack

altMë 22 Shkurt, duke filluar nga ora 18:00 Arturo Suarez nga Stackops.com do të jetë duke bërë një diskutim në FLOSSTalk-un tonë të rradhës për OpenStack, softuer i lirë për projektin cloud computing. Prezentimi do të ndodhë në zyren e UNICEF Innovations Lab në Prishtinë e cila gjendet në Rr. “Gazmend Zajmi”, nr 59 (kontrolloni hartën më poshtë).

Fjalimi do të zgjas rreth 45 min + 15 min Pzetje dhe Pergjegjie. Arturo do të na bashkangjitet përmes një video konference nga Madridi. Ne do të jemi duke bërë edhe live streaming në rast se ndokush nuk mund të jetë prezent në këtë fjalim.

Ju lutem sigurohuni që të jeni regjistruar në eventin tonë në Facebook.

UNICEF Innovations Lab Kosovo në hartë gjendet këtu:

View Larger Map

Hartografimi i Objekteve Publike të Kosovës

altNjë projekt tjetër që kemi qenë duke punuar është Hartografimi i institucioneve/objekteve publike në Kosovë, projekt i cili është mbështetur nga UNICEF Innovations Lab. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte siq u cek edhe më lartë hartografimi i të gjitha objektet ekzistuese publike në Kosovë. Përderisa ne e kishim nisur rrugën e gjatë për të arritur qëllimin tonë, mungesa e informacionit ka qenë një pengesë e madhe.nNe do të donim të falënderojmë një projekt tjetër të lirë – InformataZyrtare.org – e cila na pajisi me informata për të gjitha institucionet, në kontrast me ministrinë e cila nuk e bëri një gjë të tillë. Ne hartografuam në shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës, të gjitha të dhënat që kemi mbledhur janë lirisht të qasshme në www.osm.org OpenStreetMap.nSi e bëmë atë? Ne kemi vënë së bashku tetë ekipe me të rinj të punojnë në mbledhjen e të dhënave dhe redaktimin e hartës. Çdo ekip kishte dy anëtarë. Ata kishin një ditë trajnimi për këtë proces dhe çfarë pritej prej tyre.nNjerëz të rëndësishëm në projekt ishin Lulzim Gashi si menaxhues i projektit, Valon Brestovci, Besfort Guri dhe Gent Thaçi.nTë dhënat e mbledhura do të publikohet së shpejti si një file CSV apo diçka të ngjashme!

FLOSSTalk me Arturo Suarez: OpenStack

altMë 22 Shkurt, duke filluar nga ora 18:00 Arturo Suarez nga Stackops.com do të jetë duke bërë një diskutim në FLOSSTalk-un tonë të rradhës për OpenStack, softuer i lirë për projektin cloud computing. Prezentimi do të ndodhë në zyren e UNICEF Innovations Lab në Prishtinë e cila gjendet në Rr. “Gazmend Zajmi”, nr 59 (kontrolloni hartën më poshtë).nFjalimi do të zgjas rreth 45 min + 15 min Pzetje dhe Pergjegjie. Arturo do të na bashkangjitet përmes një video konference nga Madridi. Ne do të jemi duke bërë edhe live streaming në rast se ndokush nuk mund të jetë prezent në këtë fjalim.nJu lutem sigurohuni që të jeni regjistruar në eventin tonë në Facebook.nUNICEF Innovations Lab Kosovo në hartë gjendet këtu:

View Larger Map

FLOSSTalk : Kërkojmë folës për OpenStack

altFLOSSK është në kërkim për folës të prezentojnë live apo nga distanca(remotely) në prani të audiencës  për temën openstacknFLOSSTalks janë fjalime të rregullta në lidhje me softuerin e lirë dhe të hapur që organizohen nga FLOSSK në Prishtinë, Kosovë.n Ne jemi duke kërkuar për ekspertë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në programin tonë të vazhdueshëm edukativ.nFolësit janë të ftuar që të vijnë në Prishtinë ose të dorëzojnë një video, të pregatisin një prezantim(slide) dhe të jenë në dispozicion për pyetje online nëpërmjet internetit nga audienca. Bisedimet duhet të jetë 45 minuta.n Ne aktualisht jemi në kërkim për dikë që të flas për openstack dhe Open Source Cloud Computing.nPubliku ka përvojë në linux, por jo me openstack.n Ne do të donim një bisedë hyrëse që paraqet temën dhe i motivon njerëzit që të inkuadrohen dhe të mësojnë rreth projektit.nFLOSSK gjithashtu organizon një konferencë vjetore “Software Freedom Kosova”, e fundit ishte SFK’11 http://www.flossk.org/sq/konferenca/sfk11.n Ne jemi në kërkim edhe për folësit në temën e openstack për konferencat e SFK në të ardhmen, ne zakonisht gjejmë sponsorë për shpenzimet e udhëtimit, por ju jeni të ftuar në përgjithësi që të vini kurdoherë të na vizitoni dhe të mbani dnojnë fjalim në prishtina kur të keni kohë.nJu lutem kontaktoni [email protected] nëse jeni të interesuar,

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish