International DebConf22 conference in Kosovo!

1 View

Kosova do të jetë nikoqire e konferencës ndërkombëtare DebConf22!

DebConf është konferenca vjetore e zhvilluesve të sistemit operativ Debian, që ka për qëllim zhvillimin, mbarëvajtjen dhe promovimin këtij sistemi.

Debian është sistem operativ i lirë, stabil dhe i sigurtë, i bazuar në Linux, me një shtrirje të gjerë në arkitektura të ndryshme kompjuterike. Debian ofron besueshmëri duke qenë i inkorporuar në botën industriale dhe atë akademike. Cloud images, Long Term Support, sistemi publik për bug tracking, numri i lartë i paketave softuerike (mbi 59.000), kualiteti i lartë i softuerit dhe përfshirja e shumë veglave dhe politikave për të siguruar një kualitet të tillë, janë disa nga karakteristikat që e bëjnë Debian një sistem të qëndrueshëm dhe shumë të përdorur.

Shumë nga sistemet e tjera operative si Ubuntu, Knoppix, PureOS, Linux Mint, SteamOS, Tails etj. rrjedhin dhe vazhdimisht bazohen në Debian, andaj ndikimi i një konference të tillë është madhor në zhvillimin e teknologjisë në përgjithësi.

Kjo konferencë është mundësi e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit të zhvilluesve, kontribuesve dhe personave të tjerë të interesuar si dhe ofron prezantime të ndryshme teknologjike, me tema rreth zhvillimit teknik, social dhe politik në botën digjitale. DebConf është mbajtur çdo vit nga viti 2000 në shtete si Kanada, Finlanda, Brazili etj., me rreth 400 pjesëmarrës nga e gjithë bota. Konferenca Debian zakonisht mbahet në periudhën korrik-gusht të çdo viti.

DebConf22, e cila do të mbahet në Kosovë, do të mirëpret folës dhe zhvillues nga e gjithë bota të cilët kontribuojnë në mënyra të ndryshme në Debian. Prezantimet dhe punëtoritë e konferencës së Debian do të hapin dyert për mundësi të zhvillimit teknologjik në Kosovë dhe bashkëpunimeve lokale dhe ndërkombëtare, dhe do ta promovojë Kosovën si destinacion i teknologjisë. Që kjo të funksionojë sa më mirë, FLOSSK po punon për të arritur bashkëpunim me autoritetet përkatëse.

Që nga 2009, FLOSSK organizon konferencën vjetore Software Freedom Kosova (SFK) që mbledh rreth 350+ pjesëmarrës të cilët bashkëpunojnë dhe ndajnë interesat e përbashkëta në teknologjinë e hapur. Përveç kësaj konference, FLOSSK ka organizuar konferencën State of the Map Southeast Europe që ka mbledhur të gjithë ata që merren me sistemet e informacionit gjeografik (GIS) dhe hartën e lirë OpenStreetMap.

FLOSSK është organizatë joqeveritare që mbështet, promovon dhe zhvillon softuerin e lirë me kod burimor të hapur.

Për të mësuar më shumë për DebConf, vizitoni https://www.debconf.org/
———————–

Kosovo will host the international DebConf22 conference!

DebConf is the annual conference of Debian operating system developers, aimed at developing, running and promoting this system.

Debian is a free, stable, and secure operating system based on Linux, with a wide range of different computer architectures. Debian offers reliability by being incorporated into the industrial and academic world. Cloud images, Long Term Support, public bug tracking system, high number of software packages (over 59,000), high quality software and the inclusion of many tools and policies to ensure such quality, are some of the features that make Debian a stable and widely used system.

Many other operating systems like Ubuntu, Knoppix, PureOS, Linux Mint, SteamOS, Tails etc. are constantly developed based on Debian, therefore the impact of such a conference is major in technology development in general.

This conference is an opportunity for networking and collaboration of developers, contributors, and other interested individuals and offers various technological presentations, with topics about technical, social and political development in the digital world. DebConf has been held annually since 2000 in countries like Canada, Finland, Brazil, etc., with around 400 participants from all over the world. The Debian Conference is usually held in July-August of each year.

DebConf22, which will be held in Kosovo, will welcome speakers and developers from around the world who contribute in various ways to Debian. Debian conference presentations and workshops will open the door for opportunities for technological development in Kosovo and local and international cooperation, and will promote Kosovo as a technology destination. To achieve this, FLOSSK is working to settle cooperation with the relevant authorities.

Since 2009, FLOSSK has organized the annual Software Freedom Kosova (SFK) conference that brings together around 350+ participants who collaborate and share common interests in open technology. In addition to this conference, FLOSSK has organized the State of the Map Southeast Europe conference that brought together all those who work with geographic information systems (GIS) and the free OpenStreetMap map.

FLOSSK is a non-governmental organization that supports, promotes and develops free open source software.

To learn more about DebConf, visit https://www.debconf.org/

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish