Thirrje e hapur për angazhim

Thirrje e hapur për angazhim me pagesë të 3 studentëve/eve në digjitalizim të botimeve të vjetra shqipe

Shfrytëzimi i teknologjisë së re për të ri-ndërtuar trashëgiminë kulturore nëpërmjet digjitalizimit të botimeve të vjetra është synimi kryesor i këtij projekti dhe paralelisht kontribuon në një model të hapur dhe të zgjerueshëm për digjitalizimin e botimeve që janë vështirë të qasshme për publikun. Është një arkivë e materialeve të digjitalizuara me një kosto shumë të ulët dhe një kapacitet e rëndësi të madhe.

Përmes kësaj thirrje synojmë të përfshijmë studentë e të rinj të apasionuar pas teknologjisë dhe librit, të cilët do të ndihmojnë në digjitalizimin e botimeve të vjetra shqipe e më pas t’i bëjmë ato të qasshme online për të gjithë. 

Angazhimi do të zgjasë 5 orë në ditë përgjatë 3 muajve (Mars – Qershor 2022).

Përveç përpunimit dhe optimizimit të teksteve, do të organizojmë trajnime, prezantime dhe diskutime rreth digjitalizimit të trashëgimisë kulturore. 

Kjo nismë ka për qëllim nxitjen e themelimit të një instituti për arkivimin dhe digjitalizimin e çdo krijimi të prekshëm i cili mund të jetë me rëndësi kulturore ose historike për ruajtjen e identitetit tonë si komb dhe si shtet.

Vegëza për aplikim: https://forms.gle/xbJcM2YvQyFCo5Xw5. Thirrja do të jetë e hapur deri më 17 mars 2022. 

FLOSSK ka lansuar platformën books.flossk.org në vitin 2020 në të cilën janë të qasshme rreth 50 libra shqiptarë të shekullit të XX.

Kjo thirrje mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

FLOSSK has become an OSGeo local chapter

 

OSGeo board has approved FLOSSK application to become the OSGeo local chapter in Kosovo.

The Open Source Geospatial Foundation (OSGeo) is a not-for-profit organization whose mission is to foster global adoption of open geospatial technology by being an inclusive software foundation devoted to an open philosophy and participatory community driven development. It hosts a number of important geospatial software projects such as GeoServer, GrassGIS, MapServer, OpenLayers, PostGIS, etc. It also works on open geospatial data.

FLOSSK intends to work on open geospatial education and data in Kosovo.

You can join as local chapter member by signing up on the local chapter wiki page https://wiki.osgeo.org/wiki/Kosovo_Chapter

Thank you for the trust enplaced on us as we look forward to expanding on this new mission.

FLOSSK & Open Labs Webinars

FLOSSK & Open Labs Webinars

As coronavirus happens the impact is being felt by everyone, and Open Source communities, despite the good spirit that characterizes them, are not being spared — but the show must go on!

With both Open Source Conference Albania (OSCAL’20)(https://oscal.openlabs.cc/) and Software Freedom Kosova (SFK) ( https://sfk.flossk.org/) affected during the past few weeks by being postponed, FLOSSK and Open Labs Hackerspace have joined efforts to organize a series of webinars covering different topics related to free open source software, online privacy tools, anti-censorship tools, and various technical workshops helping beginners gain new skills. A short description of each of the topics introduced so far can be found here: https://flossk.org/event-category/webinar/.

With the concept now proven, more webinars, group discussions, short presentations, and short hackathons will be held during the upcoming weeks. The set up is quite open and everyone can share their ideas with us and those interested can host their own sessions in English or Albanian.

You can check the scheduled events here (https://cloud.openlabs.cc/…/4zWFbX4LgcFbJF…/dayGridMonth/now) or at forum.openlabs.cc where we share more detailed information on each of the sessions. This calendar is constantly being updated with new events. You can also [import the calendar] (webcals://cloud.openlabs.cc/remote.php/dav/public-calendars/4zWFbX4LgcFbJFm8/?export) for more convenience.

As always, attendance to those webinars, as with all of our events is free (as in free beer).
See something that you like, join us here: m.flossk.org/webinar
You can join us by hosting your own session. If you have a topic in mind or a skill you want to share, we would love to have you as a guest speaker. Just remember, your sessions topic should be related to FLOSS, open knowledge, or open culture in general, or in online privacy and anti-censorship tools.
See something that is missing? Shoot us an email at [email protected] or [email protected] to submit your presentation.

The Open Source world is well-positioned to weather this crisis, with several tools that facilitate remote collaboration and long time engagement in communities with no borders. We are happy to see interest and engagement in this kind of events and we hope this lays the groundwork for similar initiatives, not just as responses to a crisis but as an effective way of reaching more people.

——————————-

Webinare nga FLOSSK & Open Labs

Ndërsa COVID-19 po ndodh, ndikimi po ndihet nga të gjithë, dhe komunitetet open source, përkundër frymës së mirë që i karakterizon, nuk po kursehen – por shfaqja duhet të vazhdojë!

Ndërkohë që edhe Open Source Conference Albania (OSCAL’20) dhe Software Freedom Kosova (SFK) janë shtyrë, FLOSSK dhe Open Labs kanë bashkuar forcat për të organizuar një seri të webinarëve që mbulojnë tema të ndryshme që lidhen me softuer me burim të hapur, mjete për privatësinë në internet, mjete anticensurimi dhe punëtori të ndryshme teknike që ndihmojnë fillestarët të fitojnë aftësi të reja. Një përshkrim i shkurtër i secilës nga temat e prezantuara mund t’a gjeni këtu. (https://flossk.org/events/ )

Me një koncept funskonal që tashmë është provuar, do të mbahen më shumë webinare, diskutime në grupe, prezantime të shkurtra dhe hakatone gjatë javëve të ardhshme. Organizimi është mjaft i hapur dhe të gjithë mund të ndajnë idetë e tyre duke mbajtur prezantime në në anglisht ose shqip për të interesuarit.

Shikoni eventet e planifikuara këtu ose në forum.openlabs.cc ku ne ndajmë informacione më të detajuara për secilën nga seancat. Ky kalendar përditësohet me ngjarje të reja. Ju gjithashtu mund të importoni kalendarin ( https://cloud.openlabs.cc/…/public-calend…/4zWFbX4LgcFbJFm8… ) për më shumë lehtësi.

Si gjithmonë, pjesëmarrja në webinare, si në të gjitha ngjarjet tona është falas.

Nëse shikoni diçka që ju pëlqen, bashkohuni me ne në: m.flossk.org/webinar.

Ju mund të bashkoheni me ne duke mbajtur një seancë vetë. Nëse keni një temë në mendje ose një aftësi që doni të ndani, ne do të donim shumë që t’ju kishim si një folës të ftuar. Vetëm mos harroni: tema juaj duhet të jetë e lidhur me FLOSS, njohuri të hapura, ose kulturë të hapur në përgjithësi, ose me privatësinë në internet dhe mjetet antitcensuruese.
Shikoni diçka që mungon? Na dërgoni një email në [email protected] ose [email protected] për të paraqitur prezantimin tuaj.

Komunitetet Open Source janë të përgatitur mirë ndaj kësaj krize, me disa mjete që lehtësojnë bashkëpunimin në distancë dhe angazhimin e gjatë në komunitete pa kufij. Ne jemi të lumtur që shohim interes dhe angazhim në këtë lloj ngjarje dhe shpresojmë që kjo të krijojë bazat e iniciativave të ngjashme, jo vetëm si përgjigje ndaj një krize, por si një mënyrë efektive për të arritur më shumë njerëz.

#StaySafe dhe #HappyHacking

 

Punëtoritë passhkollore online në Wikidata dhe OpenStreetMap

Gjatë muajit prill, në kuadër të projektit ASSET të organizatës Kosova Education Center – KEC, kemi mbajtur një seri të punëtorive passhkollore online të shtrirë në 16 komuna të ndryshme, duke i mësuar të rinjtë në mbi 20 pjesëmarrës për sesion se si të editojnë në Wikidata dhe OpenStreetMap, platforma këto mjaft të përdorura në mbarë botën, e të cilat dita ditës po pasurohen me përmbajtje nga vendi edhe në gjuhën shqipe.

Wikimedians of Albanian Language User Group

Përfundon puna për vendosjen e emrave të rrugëve në OpenStreetMap

Më 25 janar ka përfunduar puna për vendosjen e emrave të rrugëve të Kosovës në OpenStreetMap. Ky proces ka nisur më 18 dhjetor 2018 pas një memorandumi të mirëkuptimit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe OJQ FLOSSK, në emër të komunitetit të kontribuesve, e cila mes tjerash ka paraprarë pranimin e emrave të rrugëve të cilat janë zyrtarizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Në vazhdim të kësaj, vullnetarët nga Kosova dhe jasht saj kanë punuar për t’i vendosur këto të dhëna zyrtare në OpenStreetMap.Komuniteti do të vazhdoj t’i freskoj këto të dhëna me ndryshimet e nxjerra nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe mirëpret të dhënat nga komunat tjera që janë në proces të finalizimit të emarave të rrugëve.

Emrat e standardizuar të rrugëve të disponueshme në sisteme të hapura siç është OpenStreetMap dhe aplikacionet që përdorin të dhënat nga ajo do të ndihmojnë në orientimin më të lehtë të qytetarëve dhe qojnë në shërbime shtesë ekonomike.Në vazhdim komuniteti i kontribuesve në OpenStreetMap do të punoj në projektin madhor të radhës që është vendosja e konturave (gjurmëve) të ndërtesave dhe numrave të adresave. FLOSS Kosova është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2009 me qëllim që të përkrah, promovoj dhe zhvilloj softuerin e lirë dhe me kod burimor të hapur, njohuritë e hapura dhe pjesëmarrëse, edukimin në teknologjitë informative nëpërmjet kurseve të hapura, dhe standardet, kulturën dhe shoqërinë e hapur duke përdorur komunikimin e lirë.

tl;dr we completed import of OpenStreetMap street names we got from Cadastre Agency. You can join this community here https://t.me/osmkosovo or look for OpenStreetMap Kosovo on Matrix.

FLOSSK ka dërguar komente në konsultimin publik për Draft-Strategjinë e turizmit të Prishtinës

FLOSSK ka dërguar komente në konsultimin publik për Draft-Strategjinë e turizmit të Prishtinës.

Draft-strategjia e komentuar

Pjesa relevante per FLOSSK-un dhe wikipedianet:

Ofrimi i informatave të sakta në platforma të hapura në internet. Një nga mënyrat se si vizitorët marrin informacione gjenerale mbi destinacionin janë platformat e hapura në internet (p.sh. Wikipedia). Informacionet për Prishtinën në këto platforma, megjithatë, janë të mangëta dhe shpesh herë jo të sakta. Sa i përket orientimit, vizitorët kryesisht shërbehen me platformën “Googlemaps”. Por, edhe në këtë rast, ekziston një shpërputhje në mes të emrave të rrugëve që figurojnë në ‘Googlemaps’ dhe atyre të vendosur në pllaka fizike në hyrje të rrugëve. Planifikohet që përmes një ekipi tëadresohet mungesa dhe asimetra e informatave në këto platforma, si dhe të bëhet optimizimi i makinave të kërkimit (“searchoptimizationengine”) në përgjithësi.

Ky eshte fillim i mire, por ne kerkojme nje trajtim me gjitheperfshires qe do ta lehtesonte kontributin e komuniteteve perkatese ne platformat e hapura per ta permiruar permbajtjen per Prishtinen, çofte ne Wikipedia, OpenStreetMap apo platforma te tjera.

E drejta e autorit pengon shperndarjen e materialit turistik prandaj autori qe synon shperndarjen e informacionit pa qellim te kompensimit financiar, sic eshte rasti me Komunen qe shperndane informacion turistik, duhet te heqe dore nga disa pengesa ligjore qe ne menyre automatike te pavetdijshme i krijon Ligji per te drejten e autorit.

Materiali qe krijojne organet publike vec financohet nga publiku prandaj eshte e natyrshme qe t’i kthehet atij pa kompensim shtese; per me teper, eshte e logjikshme qe te lehtsohet shperndarja e materialit qe krijohet per promovim.

Materiali mund te jene fotografite e monumenteve kulturore dhe te natyres (shiko fotografite qe jane mbledhe prej komunitetit te wikipedianeve permes iniciativave Wiki Loves Monuments dhe Wiki Loves Earth), vet Enciklopedia e Lire Wikipedia, harta e lire OpenStreetMap e cila e mbulon Prishtinen shume me mire se hartat komerciale, guida turistike Wikivoyage e cila eshte shume me aktuale se guidat komerciale etj. Ne momentin qe materiali shkruhet ne anglisht, mund te kerkojme perkthim nga kontribuesit ne keto projekte ne gjuhet tjera, p.sh. ato te Evropes Lindore ose edhe dicka ekzotike si japonishtja.

Keto platforma mund te sherbejne si produkte ne vetvete ose per t’u perdorur per te ndertuar aplikacione dhe materiale derivuese.

P.sh. nje mori fotosh turistike nen licencat e hapura sic jane ato Creative Commons do te lehtsonin shume shkrimin e guidave turistike ose krijimin e aplikacioneve, njejt edhe me OpenStreetMap e cila mund te integrohet pa pagese dhe mund te pasurohet nga kontribuuesit individual.

Ne momentin qe institucioni dhuron material nen licence te hapur dhe teknikisht te riprodhuheshem nga makina ose mbeshtete ne forma te ndryshme keto projekte, e perbashkta (commons) rritet duke krijuar baze per sendertim te metutjeshem te paimagjinueshem nga autori i pare.

Licencat me te njohura jane ato Creative Commons, te cilat mundesojne shperndarjen me disa restriksione varesisht synimit, lexo per to ketu https://creativecommons.org/licenses/ dhe ketu https://en.wikipedia.org/wiki/Creative_Commons_license

Komuna e Prishtines duhet te bej keto:

– Ta licencoj materialin ekzistues turistik qe ka ne pronesi nen nje licence te hapur.

– Te siguroj qe fotot, guidat, hartat dhe softueri qe do te prodhohet ne te ardhmen do te licencohet nen nje licence te hapur dhe ofrohet ne format elektronik burimor (source file) te publikuar online.

– Ta nxite prodhimin e permbajtjes nga te tjeret nen licenca te hapura duke mbeshtetur me material burimor nisma si ato te wikipedianve ose hartografuesve ne OpenStreetMap.

FLOSSK & Prishtina Hackerspace Open House

FLOSSK dhe Prishtina Hackerspace si dy entite me anëtarësi mbajnë prezantim për ata që dëshirojnë të na bashkohen. Ejani njihuni me çka ne ofrojmë për të pasionuarit për teknologji, softuer, DYI dhe kulturë.

FLOSSK e themeluar më 2009 është organizatë që promovon softuerin e lirë dhe filozofitë e ndërlidhura.

Prishtina Hacksperpace është hapësirë për eksperimentim me teknologji dhe art.

Në takim do t’i prezentojme aktivitetet tona të ardhshme, t’ju njoftojmë me komunitetin tonë dhe hapësirën Prishtina Hackerspace dhe mundësitë e pjesëmarrjes.

Në të njëjtën kohë do të prezantohet School of FLOSS, një seri e ligjëratave për fillestarët në FLOSS. Anëtarësimi në FLOSSK/nPrishtina Hackerspace nuk është i nevojshëm për të marrë pjesë në shkollë.n nE mërkurë, 28 qershor, ora 18:00nNë Prishtina Hackperspace

announcing Cyberwizard Institute afternoon session

If you have not been able to attend the Cyberwizard Institute in the AM, we have good news for you.

We are repeating sessions in the afternoon starting from 18:00. Check out the the topics here http://cwi.flossk.org/calendar.html and show up for class to to hack with James and Marina.

By the way, they are very flexible, if you missed a topic, feel free to show up and ask for a repeat.

Happy hacking!

Cybersecurity talk with Laura Galante

altLaura Galante is a leading voice on information operations and intelligence analysis. She founded Galante Strategies in spring 2017 to assist governments and corporations in recognizing and responding to cyber and information threats.

Galante previously served as Director of Global Intelligence at FireEye, a global team of intelligence analysts and researchers focused on collecting and analyzing network activity, profiling advanced cyberthreats, and portraying the intersection of cybersecurity and political, military and economic issues.

Among other things, Galante has worked on the group APT28 aka Fancy Bear, which is though to be responsible for cyber attacks on the US, French and German election processes, the French television station TV5Monde, the White House, and NATO.

Galante has provided commentary on cybersecurity and threat intelligence for the New York Times, the Financial Times, the Washington Post, the Wall Street Journal, the Associated Press and other media worldwide. Prior to her work at FireEye, she led a cybersecurity portfolio covering Russian threats at the U.S. Department of Defense.

This is event is made possible through the kind support of the US Embassy, Kosovo.

Due to limited space, please reserve your seat by sending an email to [email protected].

Join us this Thursday, 15 June 18:00nat Prishtina Hackerspace

Për programin qeverisës të Kosovës: Roli i FLOSSK-ut në zhvillimin e ekonomisë dhe pavarësisë teknologjike të Kosovës

FLOSSK-u është një organizatë e përbërë nga profesionist dhe student të shkencave kompjuterike të cilët përkrahin zhvillimin e teknologjive me kod të hapur, vizion që dëshirojmë të adoptohet në Kosovë. 

Problemi

Duke e marrë parasysh se një përqindje e madhe e teknologjive kompjuterike krijohet jashtë vendit, Kosovës i duhet të importojë teknologji nga jashtë e cila shitet pa qasje në kod dhe mirëmbajtja e saj kërkon ekspertë nga vetë prodhuesi me kosto të lartë.

Kosova nuk ka ekonomi për të përballuar blerjen dhe mirëmbajtjen e teknologjive të importuara. P.sh. në rastin e Sistemit Informativ Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë kishte buxhet për blerjen e kompjuterëve por nuk kishte për blerjen dhe mirëmbajtjen e softuerit dhe shërbyesve (server) të bazave të të dhënave. Si përfundim të gjithë këta kompjuterë të rinj përfunduan në bodrumet e spitalit të Prishtinës. Rasti tjetër pak më i susksesshëm, sistemi kompjuterik i Doganave, ku u shpenzuan me miliona Euro për një sistem nga Estonia, dhe akoma vazhdojmë të paguajmë me miliona Euro për mirëmbajtje e tij. Ose tragjedia e fundit e KQZ-së ku serverat me Windows 2008 dështuan mu në mes të numërimit të rezultateve. Shkaku qesharak: shumë klikime në web faqe, edhe pse ai ishte një server i dedikuar për klikime. 

Zgjidhja

Të trija këto sisteme, dhe shumë projekte të tjera të ndërmarrura nga qeveritë lokale dhe ajo qëndrore, do të kishin pasur zgjidhje vendore, shumë më të lira, dhe të mirëmbajtura nga vetë profesionistët e Kosovës.

Si mund t’i ndihmoj FLOSSK-u Kosovës?

Anëtarët e FLOSSK-ut mund të angazhohet për krijimin e standareve të hapura të cilat do të zbatoheshin në projektet teknologjike nga institucionet e Republikës së Kosovës. Kosova ka adoptuar standarde të interoperabilitetit të vendosura nga BE-ja por këto janë të pamjaftueshme sepse kanë pësuar nga lobimi i gjigandëve softuerik. FLOSSK mund të rekomandoj të gjithë sistemin, apo eko-sistemin dhe gjen teknologjitë me kod të hapur që mund të zëvendësohen në projekt. Pastaj rekomandon edhe çfarë parimesh bazike të hapjes duhet të ketë specifikacioni për të evituar kapjen (lock-in) nga ndonjë furnitor.

Qeveria duhet të kuptojë epërsinë e kodit të hapur ndaj atij me kod të mbyllur. Teknologjia me kod të hapur lejon që një kompani të krijojë një produkt. Pastaj atë produkt insituticioni mund t’ia jap ndonjë kompanie tjetër për ta përmirësuar apo për zhvillim të mëtutjeshëm. Me këtë model nuk varemi nga një kompani e vetme për një përmirësim apo ndryshim të projektit.

Kursimet përmes FLOSS-it janë shumë të mëdha. Për shembull nëse ndojnë agjenci e qeverisë blen 30 shërbyes me nga 16 bërthama, vetëm licenca për Windows Server 2016 Standard 16 core do të kushtojë 900 Euro për copë. D.m.th softueri FLOSS do t’i kursente 27.000 EUR vetëm me përdorimin e Linux në vend të Windows. Por kjo është vetëm një shembull. Shembulli tjetër MS SQL Server Standard kushton 3,500 EUR për bërthamë, pra 16x30x3.500 = 728.000 Euro. Versioni Open Source apo me kod të hapur kushton 0 EUR.

Përfitimi

Spefikacionet teknike për teknologji të hapura u japin përparësi rishfrytëzimit të teknologjive ekzistuese dhe kuadrove dhe kompanive vendore që punojnë me kod të hapur.

Përfitimi këtu është se buxheti i Kosovës nuk duhet të shkojë jasht Kosovës, por mbetet në Kosovë te kompanitë të cilat kontribuojnë në ekonominë e Kosovës dhe krijojnë vende të reja pune si në fazën e krijimit të projekteve ashtu edhe vende të reja pune për fazën e mirëmbajtjs së projekteve.nKëto projekte shëndërrohen në prodhime dhe shërbime për shtetet tjera dhe vendosin Kosovë në listë bashkë me vendet e zhvlilluara të cilat eksportojnë teknologji. Në të njejtën kohë, edhe shërbimet për mirëmbajtjen e këtyre prodhimeve do të sjellin para në Kosovë.

Përfitimi tjetër është pavarsia teknologjike. FLOSS rritë profitin e kompanive vendore por në të njejtën kohë edhe zvogëlon dhe eventualisht eliminon varësinë nga teknologjitë e huajat me kod të mbyllur. Kjo i jap fleksibilitet qeverisë dhe kompanive vendore që të avancojnë vet produktet ekzistuese. 

Shembuj suksesi

www.KuMeVotu.info është një shërbim i krijuar në vitin 2014 i cili në kohën me ngarkesën më të madhe punoj ashtu siç është dizajnuar nga anëtarët e FLOSSK-ut. Ai sistem që nga 2014 është duke  punuar pa asnjë intervenim, dhe kështu do të punoje edhe për 20 vjet të ardhshme.

www.prishtinabuses.info është një sistem tjetër ku funksionaliteti, kualiteti dhe qëndrushmëria në pikpamje inxhinjerike, duke i përdorë të gjitha njohuritë e shkencave kopjuterike më moderne të implementuara në këtë server. Ky sistem është në funksion prej vitit 2010.

12 qershor 2017 në Nju XherzinAgron Selimaj – Anëtar i FLOSSK-ut

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish