Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software. Besides, we also contribute to open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.
We contribute to the global community of free/libre and open source software.
News
Prishtina GreenAtlas – 31 October, 1, 7 & 14 November, Prishtine!
Hajde të krijojmë së bashku Taskforcën e Gjelbër për Prishtinën!
Po sikur të krijonim një komunitet që jo vetëm e njeh gjelbërimin e qytetit, por angazhohet aktivisht për ta hartëzuar, ruajtur dhe përmirësuar atë?
Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve të Komunës së Prishtinës po krijon një Green Taskforce, të përbërë nga studentët, profesionistët, entuziastët e teknologjisë dhe qytetarët që duan të kontribuojnë për një Prishtinë më të gjelbër.
Përmes një serie sesionesh të hapura, do të dalim në terren për të identifikuar, hartëzuar dhe inventarizuar hapësirat e gjelbra, parqet dhe drunjtë e qytetit.
Të dhënat që mbledhim së bashku do të bëhen pjesë e një inventari digjital dhe platforme Web GIS, që do t’i shërbejë Komunës për planifikimin dhe menaxhimin më të mirë të infrastrukturës së gjelbër.
Me Green Taskforce, synojmë të ndërtojmë një komunitet aktiv që, në bashkëpunim me Komunën, vazhdon të kontribuojë në monitorimin, mirëmbajtjen, promovimin dhe zhvillimin e hapësirave të gjelbra të Prishtinës, edhe pas përfundimit të Mapathon-eve.
Çka përfiton ti?
Mëson të përdorësh QGIS, Mergin Maps dhe mjete të hartëzimit në terren.
Fiton përvojë praktike me GIS dhe mbledhjen e të dhënave gjeohapësinore.
Njeh studentë, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë e mjedisit.
Kontribuon në një projekt real për qytetin tënd!
Çmime
“GiftCart” nga 100 euro për 5 vullnetarët më aktiv, për gjatë 4 mapathonave.
Kur takohemi?
31 tetor – Trajnimi dhe përgatitja
1 nëntor – Hartëzimi në terren
7 nëntor – Hartëzimi dhe inventari pilot i drunjve
14 nëntor – Plotësimi dhe verifikimi i të dhënave
Nuk ke nevojë të kesh përvojë paraprake në GIS! Mjafton kurioziteti, dëshira për të mësuar dhe vullneti për të kontribuar.
Regjistrohu këtu: https://forms.gle/MqcnBDSXCrrG6zbZ8
Njih. Hartëzo. Gjelbëro.
Kjo nismë është pjesë e #CityExperimentFund, mbështetur nga Ministria e Financave e Sllovakisë dhe zbatuar nga UNDP në partneritet me Komunën e Prishtines.
Si të gjejmë klientë ndërkombëtar/punë remote me ndihmën e AI – 10 September, Prishtine!
E mërkura na mblodhi prapë në Prishtina Hackerspace.
Këtë herë u mblodhem te Sorra me ndëgju Fitim Adilin me folë për AI, punën remote, tregun global dhe krejt mundësitë që teknologjia po i hap përtej kufijve.
Fitimi ndau prej përvojës së tij si software developer, konsulent biznesi e autor, e diskutimi shkoi prej përvojave personale deri te pyetjet shumë praktike që i kemi sot si komunitet.
Faleminderit Fitimit për bisedën e hapur, e faleminderit krejt ata që erdhën, pyetët, diskutuat e e bëtë edhe një meetup tjetër bashkë.









Free as in Ajvar: Pre-SFK Gathering at Prishtina Hackerspace! – 5 September, Prishtine!
Nga ora 08:00 e mëngjesit e deri në aksham, Prishtina Hackerspace u shndërrua në një fabrikë Ajvari me orar të plotë ku secili prej nesh zbuloi muskuj të krahut që nuk e diti kurrë që i kishte!
Mes aromës së specave që pushtoi tërë lagjen, muzikës së mirë dhe muhabeteve që filluan nga recetat e gjysheve e përfunduan te teoritë më të çuditshme të jetës, dita thjesht fluturoi.
A doli ajvari i mirë? Jo i mirë, po fiks për me i bë konkurrencë çdo nëne e gjysheje në Kosovë!
Por më e rëndësishmëja: një falënderim shkon për secilin prej jush që erdhi. Juve që erdhët që nga mengjesi për me mbajtur zjarrin ndezur, juve që u futët në mesditë me qëru speca e me perzie kazanin deri sa prapë na u mpiu dora.
Ajvarin e bëmë flakë, tegllat i morët me vete, e tash po i lajmë duart e po vazhdojm punën për SFK. Shihemi me 1-3 tetor!


















Spindown Game Jam – 7-9 August 2026, Prishtine!
Spindown Game Jam i mblodhi game developers, designers, artists dhe krejt ata që deshën me provu veten në një sfidë 48-orëshe në Prishtina Hackerspace.
Gjatë tri ditëve pati workshop-e, mentorime, coding, art, muzikë, playtesting, shumë Uje Rugove dhe Red Bull, natyrisht edhe plot bug-a e errors.
6 ekipe punuan pa pushim, duke kalu edhe natën në Hackerspace, për me e çu idenë e tyre prej një koncepti deri te një lojë e luajtshme. Bashkë me ta ishin Vesa dhe Kaoni, që si organizatorë jo veç që e nisën këtë Game Jam, por qëndruan aty gjatë gjithë natës për me i ndihmu ekipet sa herë që duhej.
“Running Out Of…” u kthye në 6 lojëra krejt të ndryshme:
Grocerun – Kosovo Story Lab
Night Terror – Proton
Seven Minutes – Mermelada
Barileva 2025 – Kpurdhat
Pants Doen – Okat
Sola – The PAWGS
Kubi i akullit që po luftonte me i shpëtu zjarrit në Sola ishte ajo që i dha The PAWGS vendin e parë.
Faleminderit secilit prej pjesëmarrësve për energjinë, idetë dhe krejt punën që e dhanë gjatë këtyre 48 orëve. Një bravo për të 6 ekipet që e çuan sfidën deri në fund.
Një falënderim i madh për Kosovo Game Industry Association – KGIA, që ishte me ne gjatë të tri ditëve, për mentorët që ndanë kohën dhe eksperiencën e tyre, dhe për partnerët e sponsorët që e mbështetën këtë Game Jam Toyota Kosova, Flora Impex, Metro, Chop, Pastao, Uje Rugove, Redbull.
E sigurisht, big shoutout për krejt ekipin që e mbajti Game Jam-in – organizatorët Vesa dhe Kaoni, me ndihmë nga Ardita dhe Bardhi, si dhe vullnetarët Hana, Lea, Tomori, Bledi, Liburni dhe Hera.























OpenCatalog – Curated by FLOSSK
Ekosistemi i Free Libre Open Source Software (FLOSS) ofron mijëra projekte për pothuajse çdo nevojë, mirpo me gjetë mjete të besueshme e të mirëmbajtura po del me qenë goxha sfiduese. Shpeshherë, përdoruesit po përballen me nje numër tejet të madh alternativash pa pasë nje mënyrë të qartë me vlerësu cilësinë, mirëmbajtjen apo nëse ato vërtet kryejnë punë në praktikë.
Për me iu përgjigj kësaj nevoje, FLOSSK ka kriju OpenCatalog – nje katalog të kuruar që i ndihmon individët, organizatat, institucionet publike, bizneset e komunitetin e teknologjisë me zbulu e me adoptu zgjidhje të besueshme Open Source.
OpenCatalog të lejon me kërku e me filtru projekte shumë shpejt. Për secilin prej tyre mundesh me mësu çka bën, pse është interesant, kujt i shërben dhe arsyet pse e kemi përfshi në listë. Ideja është me të ndihmu me kuptu jo vetëm çfarë bën një mjet, por edhe pse mund të jetë zgjedhja e duhur për nevojat tona.
OpenCatalog mbulon fusha të ndryshme të ekosistemit digjital. Për zhvilluesit dhe administratorët e sistemeve përfshin mjete për Linux, zhvillim softuerik, Cloud Computing, databaza dhe DevOps. Për komunitetin kreativ ofron platforma për dizajn grafik, editim të videos dhe audios, ndërsa për ata që fokusohen në siguri dhe privatësi përfshin mjete për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë kibernetike. Për studentët, hulumtuesit dhe të gjithë ata që duan të eksplorojnë teknologji të reja, katalogu përmban mjete për Inteligjencë Artificiale (AI), Data Science, edukim dhe fusha të tjera në zhvillim.
OpenCatalog është një pikënisje edukative drejt lirisë sonë digjitale që mori jetë falë iniciativës dhe punës së Samiut, i cili udhëhoqi krijimin dhe zhvillimin e platformës. E si çdo projekt tjetër open source, edhe ky rritet përmes vullnetit të komunitetit. Nëse e njeh një projekt të mirë open source që mendon se duhet me qenë pjesë e katalogut, propozoje atë, ndaj sugjerime ose kontribo me informacione që e bëjnë platformën edhe më të dobishme për gjithe komunitetin.
https://catalog.flossk.org




