Free Software in Balkans 2010
Më 11-12 Shtator 2010, FLOSS Albania dhe Universiteti i Vlorës organizuan Konferencën e parë për Lirinë Softuerike në Ballkan, në Vlorë të Shqipërisë.
FreeSB 2010 (Free Software in Balkans) ishte konferenca e parë e këtij lloji për Softuer të lirë dhe me kod të hapur në Ballkan. Kjo konferencë pati si synim mbledhjen e profesionistëve, akademikëve dhe entuziastëve që shkëmbejnë vizonin se softueri duhet të jetë i lirë dhe i hapur për komunitetin që ta zhvillojë dhe ta përshtatë për nevojat e tyre.
Si rrjedhojë e kësaj, FLOSS Kosova vendosi të ndihmojë në krijimin e një konference të gjerë Ballkanike. FRESSB ka si synim bërjen e konferencës një ngjarje tradicionale, që do të mbledh audienca regjionale një herë në vit për leksione dhe prezantime nga profesionistë të ndryshëm ndërkombëtar dhe kombëtar që do të prezantojnë zhvillimet më të fundit në komunitetin e përgjithshëm për softuer të lirë dhe të hapur. Ajo do të mbahet prej një shteti në një shtet tjetër, çdo vit me radhë.Konferenca që fillimisht u mbajt në Shqipëri, pati të ftuar ligjerues nga anembanë Ballkani. Fokusim të veçantë iu kushtua administrimit publik, e gjithashtu pati plane edhe për “Software Hacking Rooms” që ka si qëllim planifikimin e projekteve të ndryshme.
Për më shumë informata vizitoni faqen: http://freesb.eu
Më 17 – 18 Korrik në Shëngjin të Shqipërisë, përfundoi FLOSS CAMP I organizuar nga FLOSS Kosova dhe FLOSS Albania.
Me iniciativën e FLOSSK me 4 Qërshor themeluesi i Free Sofware Foundation, Richard Stallman, ka vizituar Kosovën.
Edicioni i sivjetëm i panairit të Teknologjisë Informativë ITTF i mbajtur në Prishtine u shfrytëzua poashtu edhe nga FLOSSK, me qrast organizates sone ju dha rasti ta promovojë softuerin e Lire dhe të hapur tek vizitorët në panair.
Me rastin e lansimit të ri të KDE SC 4.4 Flossk organizoi një festë më datën 09/02/2010 ne lokalet e IDI ku te pranishem ishin më shumë se 20 adhurues të Softuerit të lirë dhe të hapur e veqanerisht përdorues te KDE-së.
MySociety është një projekt demokratik, projekt i UK Citizen Online Democracy, që ka për qëllim të ndërtojë “mejte shoqërore të fokusuara me ndikime offline”
Software Freedom Day (SFD) është një festë vjetore në mbarë botën e Free Software.
Pas gjashtë muajsh punë të palodhshme më datën 29 dhe 30 gusht 2009 u arrit të lançohet konferenca e parë vjetore Software Freedom Kosova 2009 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike e organizuar nga FLOSSK dhe Universiteti i Prishtinës.