Free Software in Balkans 2010

852 Views

Më 11-12 Shtator 2010, FLOSS Albania dhe Universiteti i Vlorës organizuan Konferencën e parë për Lirinë Softuerike në Ballkan, në Vlorë të Shqipërisë.

FreeSB 2010 (Free Software in Balkans) ishte konferenca e parë e këtij lloji për Softuer të lirë dhe me kod të hapur në Ballkan. Kjo konferencë pati si synim mbledhjen e profesionistëve, akademikëve dhe entuziastëve që shkëmbejnë vizonin se softueri duhet të jetë i lirë dhe i hapur për komunitetin që ta zhvillojë dhe ta përshtatë për nevojat e tyre.

Si rrjedhojë e kësaj, FLOSS Kosova vendosi të ndihmojë në krijimin e një konference të gjerë Ballkanike. FRESSB ka si synim bërjen e konferencës një ngjarje tradicionale, që do të mbledh audienca regjionale një  herë në vit për leksione dhe prezantime nga profesionistë të ndryshëm ndërkombëtar dhe kombëtar që do të prezantojnë zhvillimet më të fundit në komunitetin e përgjithshëm për softuer të lirë dhe të hapur. Ajo do të mbahet prej një shteti në një shtet tjetër, çdo vit me radhë.Konferenca që fillimisht u mbajt në Shqipëri, pati të ftuar ligjerues nga anembanë Ballkani. Fokusim të veçantë iu kushtua administrimit publik, e gjithashtu pati plane edhe për “Software Hacking Rooms” që ka si qëllim planifikimin e projekteve të ndryshme.

Për më shumë informata vizitoni faqen: http://freesb.eu

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish