Hartografimi i Objekteve Publike të Kosovës
Një projekt tjetër që kemi qenë duke punuar është Hartografimi i institucioneve/objekteve publike në Kosovë, projekt i cili është mbështetur nga UNICEF Innovations Lab. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte siq u cek edhe më lartë hartografimi i të gjitha objektet ekzistuese publike në Kosovë. Përderisa ne e kishim nisur rrugën e gjatë për të arritur qëllimin tonë, mungesa e informacionit ka qenë një pengesë e madhe.nNe do të donim të falënderojmë një projekt tjetër të lirë – InformataZyrtare.org – e cila na pajisi me informata për të gjitha institucionet, në kontrast me ministrinë e cila nuk e bëri një gjë të tillë. Ne hartografuam në shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës, të gjitha të dhënat që kemi mbledhur janë lirisht të qasshme në www.osm.org OpenStreetMap.nSi e bëmë atë? Ne kemi vënë së bashku tetë ekipe me të rinj të punojnë në mbledhjen e të dhënave dhe redaktimin e hartës. Çdo ekip kishte dy anëtarë. Ata kishin një ditë trajnimi për këtë proces dhe çfarë pritej prej tyre.nNjerëz të rëndësishëm në projekt ishin Lulzim Gashi si menaxhues i projektit, Valon Brestovci, Besfort Guri dhe Gent Thaçi.nTë dhënat e mbledhura do të publikohet së shpejti si një file CSV apo diçka të ngjashme!
		
Më 22 Shkurt, duke filluar nga ora 18:00 Arturo Suarez nga Stackops.com do të jetë duke bërë një diskutim në FLOSSTalk-un tonë të rradhës për OpenStack, softuer i lirë për projektin cloud computing. Prezentimi do të ndodhë në zyren e UNICEF Innovations Lab në Prishtinë e cila gjendet në Rr. “Gazmend Zajmi”, nr 59 (kontrolloni hartën më poshtë).nFjalimi do të zgjas rreth 45 min + 15 min Pzetje dhe Pergjegjie. Arturo do të na bashkangjitet përmes një video konference nga Madridi. Ne do të jemi duke bërë edhe live streaming në rast se ndokush nuk mund të jetë prezent në këtë fjalim.nJu lutem sigurohuni që të jeni regjistruar në eventin tonë në Facebook.nUNICEF Innovations Lab Kosovo në hartë gjendet këtu:
FLOSSTalk që tash e tutje pritet të jetë e zakonshme nga FLOSSK, të Enjten më datën 29.12.2011 solli Prishtinë një ligjeratë nga Betim Deva me temën, “Adaptimi i sistemit operativ Android”.nBetim Deva, i cili me profesion është programmer me përvojë nga Prishtina dhe me Master në Shkenca Kompjuterike nga Universitetit Shtetëror i Arizonas, ndajti eksperiencën e tij shum vjeqare me audiencën e pranishme prej rreth 30 pjesëmarrësve, ashtu siq tregon edhe titulli i ligjeratës Betimi foli për platformën Android dhe mbi mundësitë e saja për tu adoptuar në bazë të nevojave të klientit.nMe përvojën e tij si zhvillues i aplikacioneve me bazë në Android dhe të adoptuara për sistemin e Nook, lexuesin elektronik të Barnes & Noble, Betimi shpalosi disa detaje intersante mbi mënyrën e funksionimit të platformës, API’t e ndryshëm që gjenden në shfrytëzim, programimi i aplikacioneve duke shfrytëzuar ato, etj.nTakimi shkoi tamam ashtu siq edhe pritej ku pas ligjeratës të pranishmit patën rastin të jenë të hapur me pyetje dhe të diskutojnë edhe më gjerë në lidhje me temën e folur.nMenduam edhe për ata që nuk mundën të jenë pjesmarrës në këtë lighjeratë, gjat tërë kohës ligjerata ishte duke u shfaqur edhe live në ustream.tv ku përveq kësaj ju mund të shihni atë inqizim këtu.
Shumë kandidatë në fushata premtuan përmirësimin e transportit publik në Prishtinë, por aq shumë u tha e shum pak u bë në këtë drejtim, dhe atë që nuk arriti ta bëjë komuna e bënë disa të rinj.nMë 12 Janar 2012 në zyret e UNICEF Innovations Lab Kosovo në ora 18:00 do të mbahet lansimi zyrtarë i projektit Prishtina Buses.nEventi do të filloj me një prezantim të shkurtër rreth projektit ku gjithashtu do të ketë diskutime rreth projektit dhe planeve për vazhdimin e tij…nEventi është i hapur edhe në facebook dhe të gjithë janë të mirëpritur.nÇ’është Prishtina Buses ?n	Prishtina Buses është një projekt i cili shtrihet mbi një ide mirë të zhvilluar dhe të realizuar nga një ekip i përbërë nga anëtarët e organizatës FLOSSK dhe disa bashkëpunëtorë tanë. Projekti në fjalë do ti mundësojë të gjithë qytetarëve të Kosovës për të shikuar në internet online të gjitha linjat e autobusëve të Prishtinës, oraret, nisjet, çmimet e tyre etj.nTë gjithë e dimë se sa të vështirë e kemi pasur të marrim informacione rreth linjave të cilat qarkullojnë në Prishtinë, duke filluar prej asajë kur ndaleshim e pyesnim njerëz në rrugë…n	Duke e ditur se si kryeqytet, Prishtina nuk ka sistem informacioni mbi transportin publik me autobus dhe ka 16 linja të autobusëve që operojnë në Prishtinë dhe në zonën më të afërt, vendasit si dhe ndërkombëtarët ishin shumë të hutuar në lidhje me operimin e tyre. Ky fakt, së bashku me besimin tonë se njerëzit do të përdorin ato më shpesh nëse ka më shumë informacion, ishte një shtysë kryesore për të filluar këtë projekt.nSi u realizua projekti?n	Pas miratimit të projektit nga ana e UNICEF Innovations Lab, faza e parë e projektit filloi.n	Ne morrëm çdo linjë autobusi në një ekip prej dy vetëve dhe ndoqëm linjën me një pajisje GPS Garmin, me të cilën morrëm informatat për të gjitha rrugët dhe stacionet e autobusëve. Këto informata u bartën lehtë në një kompjuter me një softuer për harta.n	Gjithashtu përderisa nodhdeshim në autobus, morrëm informacion të saktë nga personeli për orarin e operimit të autobusit në të cilin ndodheshim.nPasi Ekipi i kishte të gjitha informacionet dhe të dhënat e linjave të autobusëve, IT’të punuan shumë për të krijuar këtë faqe deri sa të dukej si tani.nObjektivi afatgjatë i projektit Prishtina Buses, i cili kushtoi vetëm rreth 500 Euro, është të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës në Prishtinë dhe për të mbështetur njerëzit që të marrin autobusë më shpesh se sa makina, si dhe për të kontribuar në uljen e ndotjes në qytet.nNe shpresojmë se ky projekt do të shërbej si një frymëzim për administratën publike për të kryer dhe për të mbështetur këtë lloj projekti në qytete të tjera në Kosovë.nFalënderojmë UNICEF Innovations Lab për mbështetjen e tyre dhe inkurajojmë të gjithë personat me ide të reja t’i bëjnë ato të vërteta.nNë hartë mund të shihni lokacionin e zyreve të UNICEF Innovations Lab:
Më 12 nëntor për herë të tretë me rradhë përfundoj njëra ndër konferencat tradicionale më të mëdha në rajon “Software Freedom Kosova 2011”.nSi çdo herë me një numër të pjesmarësve me mbi 300 vetë, kjo konferencë ishte një ndër më të suksesshmet të mbajtura deri tani, një ditë e plotë intensive dhe e ngarkuar me tema që prekën botën e softuerit të lirë nga folës vendor dhe rajonal me eksperiencë në këtë lami.nKësaj rradhe konferenca u mbajt vetëm për një ditë dhe tema e saj ishte “Doing Business with Open Source”, ku fjalët hyrëse u bënë nga: Myzafere Limani (dekane e FIEK-ut), Lule Ahmedi (profesoreshë në FIEK dhe bashkëdrejtuese e konferencës), Vjollca Çavolli (drejtoreshë e STIKK-ut) dhe Arianit Dobroshi (kryetar i bordit të FLOSSK-u), të cilët folën mbi rëndësinë e mbajtjes së kësaj konference dhe mbi peshën që ka ngjarja për zhvillimin e komunitetit të softuerit të lirë si dhe për zhvillimin e vet industrisë së IT-së në Kosovë.nNuk mungoj ngrohësia e publikut e as interesimi i tyre në temat që u prezantuan në pjesën e parë të ditës:
FLOSSK në bashkëpunim me UNICEF-in Innovations Lab mbajti PHP Day të martën më 27 shtator 2011 në UNICEF Innovations Lab në PrishtinëQëllimi i takimit ishte, mbledhja e zhvilluesve të PHP nga vendi dhe kishte për qëllim vetëm për zhvillimin e PHP.nGjat ngjarjes përveq prezantimit që u bë nga Flamur Mavraj, të pranishmit patën mundësinë të bisedojnë në tema të hapura me kolegët e tyre dhe poashtu të njihen mes vete…nMë saktësisht Prezantimi pati këto Tema:n	1. Gjerat baziken	2. Strukturat te ndryshme dhe design patternsn	3. OOP (object oriented programming)n	4. Frameworks (zend framework dhe symfony2)n	5. Doctrine2 dhe databazat nosqln	6. Shembull dhe pytje pergjigje.nPati pije, snacks dhe mbi 30 pjesmarrës të cilët dukej se e pëlqenin ngjarjen.nShiqojeni Galerinë për të parë më nga afër ngjarjen.n	Dhe më poshtë ndodhet slajdi i prezantimit të cilin e bëri Flamuri:
PHP Day është një takim/ngjarje që do të mbahet të Marten më 27 Shtator 2011 në UNICEF Innovations Lab në Prishtinë duke filluar nga ora 17:00n	Ky takim ka për qëllim mbledhjen e zhvilluesve të PHP nga vendi dhe dedikohet vetëm për zhvillimin e PHP-së.nGjat ngjarjes përveq prezantimit që pritet të bëhet nga Flamur Mavraj, të pranishmit do të kenë mundësinë të bisedojnë në tema të hapura me kolegët e tyre dhe poashtu të njihen mes vete…nMë saktësisht Prezantimi do të përmbajë këto tema:n	1. Gjerat baziken	2. Strukturat te ndryshme dhe design patternsn	3. OOP (object oriented programming)n	4. Frameworks (zend framework dhe symfony2)n	5. Doctrine2 dhe databazat nosqln	6. Shembull dhe pytje pergjigje.nNgjarja nuk do të jetë e përmasave të mëdha, por megjithatë ia vlen të vizitohet, është e hapur për të gjithë dhe pa pagesë, pritet të ketë numër të konsiderueshem të pjesëmarrësve të cilët veçse kanë filluar të konfirmojnë pjesëmarrjen në ngjarjen e krijuar në FacebooknPër të kuptuar se ku ndodhet UNICEF Innovations Lab ju lutem shiqojeni hartën më poshtë:n