FOSS BootCamp në Gjakovë – 19 Prill

780 Views

FLOSSK me ndihmën e UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë FOSS BootCamp tani në tre qytete të ndryshme të Kosovës: Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

FOSS BootCamp është një ngjarje që përmban një seri të punëtorive brenda të cilave zhvillohen aktivitete të ndërlidhura me edukimin në fushën e softuerit me kod burimor të hapur (Open Source Software).

Të dizajnuara për fillestarë, këto punëtori kanë për qëllim të paraqesin një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platforma me kod burimor të hapur.

Ndërkohë që FOSS BootCamp i parë do të mbahet këtë të dielë në Pejë, ne po hapim aplikimet edhe për pjesëmarrësit në BootCamp-in e Gjakovës i cili do të mbahet më datën 19 Prill, nga ora 10:00AM në Kolegjin UNIVERSUM.

Të gjithë studentët e interesuar nga Gjakova mund të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje. Pjesëmarrësit do të marrin certifikatë pjesëmarrjeje për punëtoritë e ndjekura.

Aplikimi bëhet online, ju lutemi ndiqni vegzën në vijim: http://goo.gl/HoFG83

Falënderojmë Kolegjin UNIVERSUM për mundësimin e mbajtjes së këtyre punëtorive në ambientet e tyre.

Vëni re! Datat për BootCamp-in në Mitrovicë do të publikohen së shpejti!

Ndajeni lajmin, dhe aplikoni sa më shpejt!

Për çdo pyetje ju lutem drejtohuni në [email protected]

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish