FLOSSK në ITTF
Edicioni i sivjetëm i panairit të Teknologjisë Informativë ITTF i mbajtur në Prishtine u shfrytëzua poashtu edhe nga FLOSSK, me qrast organizates sone ju dha rasti ta promovojë softuerin e Lire dhe të hapur tek vizitorët në panair.
Tek tavolina e FLOSSK-ut për fat të mire pati shumë njerëz të interesuar, përveq kësaj edhe kompani e organizata tjera vendore e të huaja patën rastin të bisedonin me djelmoshat e FLOSS Kosovës dhe i përgëzuan për punën vullnetare të të rinjëve në këtë drejtim, dhe lanë kontaktet e tyrë për rast bashkëpunimi apo edhe ndihme.
Në këtë panair vizitorëve kryesisht ju shpjegohej puna e FLOSSK-ut si organizatë dhe në përgjithesi ideja e Lëvizjes për Softuer të lirë dhe të hapur.
Shumë nga vizitorët ishin poashtu të interesuar edhe për kurse të Softuerit të lire në Kosovë, megjithatë atyre ju bë e ditur edhe për konferencën vjetore të ardhshme “SFK2010” dhe ardhjen e Richard Stallman në Kosovë.
Klikoni ketu për te parë galerinë e fotografive të kësaj ngjarjeje: Kliko Këtu
Për më shumë ndiqeni videon të përgatitur nga radio televizioni i Kosovës:
Me rastin e lansimit të ri të KDE SC 4.4 Flossk organizoi një festë më datën 09/02/2010 ne lokalet e IDI ku te pranishem ishin më shumë se 20 adhurues të Softuerit të lirë dhe të hapur e veqanerisht përdorues te KDE-së.
MySociety është një projekt demokratik, projekt i UK Citizen Online Democracy, që ka për qëllim të ndërtojë “mejte shoqërore të fokusuara me ndikime offline”
Software Freedom Day (SFD) është një festë vjetore në mbarë botën e Free Software.
Pas gjashtë muajsh punë të palodhshme më datën 29 dhe 30 gusht 2009 u arrit të lançohet konferenca e parë vjetore Software Freedom Kosova 2009 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike e organizuar nga FLOSSK dhe Universiteti i Prishtinës.