Hulumtim nga kumevotu.info

978 Views

Përshkak të përvojave me zgjedhjet e kaluara dhe dyshimeve që edhe emrat e personave të vdekur gjinden në listat e votimeve kemi bërë një hulumtim, duke marrë për bazë përkujtimet dhe shpalljet e të vdekurve në gazetat ditore në Kosovë, të cilat i kemi analizuar dhe krahasuar me listat e votimeve të publikuara nga KQZ-ja.

Duke i konsideruar si gazetat ditore me më së shumti përkujtime për të vdekurit, për bazë janë marrë gazetat “Koha ditore” dhe “ Zëri”. Janë analizu shpalljet gjatë periudhës 01 korrik 2013 – 31 tetor 2013.

Në të dhënat përfundimtare kemi marrë parasysh vetëm personat që kanë vdekur gjatë periudhës 1 janar 2000 – 31 tetor 2013. Kjo mostër është e mjaftueshme për me i mbështet konkluzionet që dalin nga ky hulumtim që janë paraqitë në web-faqen www.kumevotu.info. Ky hulumtim vërteton dyshimet paraprake dhe tregon që një numër i konsiderueshëm i personave të vdekur ende gjinden në lista të votimeve dhe, në teori, kanë mundësi votimi.

www.kumevotu.info është një web-faqe që është zhvilluar fillimisht për zgjedhjet 2010 me qëllim që me u’a lehtësu votuesve gjetjen e vendvotimit. Ekipi i kumevotu.info e ka bërë përshtatjen e web-faqes edhe për zgjedhjet lokale të vitit 2013, e cila është përdorë masivisht dhe vetëm me 2 e 3 nëntor 2013, ka pasë më shumë se 50,000 kërkime të vendvotimit përmes makinës kërkuese të web-faqes.

www.kumevotu.info është projekt i organizatës Free/Libre Open Source Kosova – FLOSSK.

Ekipi i kumevotu.info

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish