Projekti OLPC
Projekti OLPC ka qenë prezent qysh në fillet e kësaj organizate, kur anëtarët tanë kanë dhënë kontributin e tyre më të madh për promovimin e këtij projekti edukativ duke filluar nga prezantimet e ndryshme nëpër institucione shkollore dhe gjatë Konferencës vjetore që FLOSSK ka organizuar.
One Laptop Per Child (OLPC; shqip: Një Laptop Për Fëmijë) ka synim të fuqizojë fëmijët më të varfër të botës nëpërmjet arsimit duke siguruar për çdo fëmijë laptop me qmim të ulët dhe me shpenzim të ulët të energjisë.Për këtë qëllim, Projekti OLPC ka projektuar harduer dhe softuer aplikativ të përdorshëm nga fëmijët për të mësuar së bashku. Me qasje në këtë lloj mjeti, fëmijët angazhohen në vet-edukim: mësojnë, bashkpunojnë dhe krijojnë së bashku. Duke u lidhur me njëri-tjetrin ata lidhen me botën për një të ardhme më të ndritshme.Laptopi OLPC ka sistem operativ të bazuar në Fedora Linux, ka interfejsin Sugar dhe aplikacione të ndryshme të përshtatshme për mësim nga moshat e ulëta.nLaptopët kanë internet pa tela që lejonë lidhjen me pika qasje standarde ose në rrjete 'mesh', që mundëson lidhjen e secilit laptop me shokët dhe shoqet përafër për bashkpunim. Këtë lloj interfejsi mund ta shkarkoni nga interneti dhe ta provoni edhe në kompjuterin tuaj.Nëse doni të dini më shumë rreth këtij projekti vizitoni http://one.laptop.org/Principet dhe edukimi i fëmijëve: Laptopi XO, dizajn për të mësuar:n
OpenStreetMap pati një zhvillim të hovshëm në Kosovë dy vitet e fundit, këtë e bënë të mundur të gjithë antarët e rinjë të FLOSSK-ut.n Projekti “OpenStreetMap – Krijoni Harten tuaj” filloi dhe u realizua nga Besfort Guri anëtar në FLOSSK,
Open Street Map mund të themi është një ndër projektet kryesore të organizates tonë FLOSSK dhe projekti me të cilin jemi marë më së shumti që nga themelimi i organizatës.n Ky projekt ka pasur zhvillim shumë të madh edhe në Kosovë ku anëtarët e FLOSSK-ut nuk kanë pushuar së përmirsuari Kosovën në këtë hartë.
Përveq se FLOSSK vazhdon promovimin e këti CMS, ndër qështiet kryesore është se FLOSSK tanimë përdor këtë CMS.
Projekti Fedora është një partneritet i anëtarëve të komunitetit për softuer të lirë dhe të hapur nga e gjithë bota. Projekti Fedora ndërton komunitete të softuerit të lirë dhe të hapur dhe prodhon një sistem operativ të bazuar në GNU/Linux të quajtur Fedora.
Komuniteti i Mozillas për Kosovë me FLOSSK dhe Universitetin Amerikan të Kosovës “AUK” më datën 15.Prill.2011 për herë te parë në Kosovë mbajtën Mozilla Firefox 4 Release Party në Prishtinë.n n Kjo ngjarje u mbajt në njërën ndër sallat e Universiteti ku në dispozicion na u ofruan 4 projektorë dhe poashtu edhe u mundësua livestreaming nga 4 kamera…n Firefox 4 Release Party ne Kosovë nuk shkoi huq, për kundrazi aty morën pjesë më shumë se 50 participant të cilët patën rastin të informohenish me risitë e këti ueb shfletuesi.
Më 7 Janar 2011 me rastin e lëshimit të versionit të ri të Drupal 7, nje CMS me licencë të hapur GPL (General Public License), është një ndër eventet tjera që FLOSSK dhë anëtarët e saj organizuan.
FLOSSK me ndihmën financiare të UNICEF Innovations Lab më 12/Dhjetor/2010 perfundoi projekin për mapimin e vendeve te votimit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 në Kosovë.
Më datën 17 Tetor 2010 me rastin e lansimit të versionit të shumëpritur të Ubuntu-s, versionin 10.04 LTS (Long Term Support) u mbajt eventi i radhës në librarinë “Dit e Nat”n Ubuntu në versionin e ri pati të reja shum befasuese si në dizajn ashtu edhe në programet aplikative.