Doracaku “OSM – krijoni harten tuaj”
OpenStreetMap pati një zhvillim të hovshëm në Kosovë dy vitet e fundit, këtë e bënë të mundur të gjithë antarët e rinjë të FLOSSK-ut.n Projekti “OpenStreetMap – Krijoni Harten tuaj” filloi dhe u realizua nga Besfort Guri anëtar në FLOSSK,
Pasi filloi të përkthente manualin Beginners Guide në wiki.openstreetmap.org e pa të nevojshme që rrjeti i kontributorëve në Kosovë për OpenStreetMap të zgjerohet edhe më shumë në zona të ndryshme të Kosovës.Pas një bisede që bëri me James Micheal DuPont dhe Prabhas Pokharel u vendos që të fillojë shkrimi i doracakut “ OpenStreetMap Krijoni harten tuaj ” i cili u sponzorua nga Unicef Innovation Lab Kosovo.nPermes këti doracaku lexuesve ju bë i mundur hulumtimi i mëtejmë i botës së Hartave virtuale.Ndër informacionet kryesore që u shkruan në këtë doracak per lexuesit janë: Qka është OpenStreetMap dhe pjesët historike të zhvillimit të OpenStreetMap Fillimi me OpenStreetMap, pjesa ku lexuesi do të gjejë informacionet se si të përdor OpenStreetMap–in, te krijojë llogarinë e tije dhe të editojë informacionet që kanë të bëjnë me të. Informacion reth GPS – Global Positioning System, se si punohet me të apo edhe informacione të tjera Puna me programet apo aplikacionet të cilat mundësojnë editimin e OpenStreetMap, Si JOSM, Potlach aplikacione tjera te llojeve Desktop Web applikacione e deri tek ato Mobile Etiketimi i informacioneve të punuara nga përdoruesi, pra informacionet bazike të etiketimin.Nese doni te dini më shume rreth OSM në Kosove vizitoni linkun: Klikoni KetuVemendje: Doracaku është i shkruajtur vetëm në gjuhën Shqipe #sq" Shkarkoje Doracakun Ketu "
Open Street Map mund të themi është një ndër projektet kryesore të organizates tonë FLOSSK dhe projekti me të cilin jemi marë më së shumti që nga themelimi i organizatës.n Ky projekt ka pasur zhvillim shumë të madh edhe në Kosovë ku anëtarët e FLOSSK-ut nuk kanë pushuar së përmirsuari Kosovën në këtë hartë.
Wikimedia dhe Wikipedia janë poashtu një ndër projektet kryesore të FLOSS Kosovës, ku me anë të të cilave mundohemi të promovojmë dhe shpërndajmë edukimin e hapur në Kosovë.n Anëtarët e FLOSSK-ut janë poashtu editues të Wikipedias ku kontribojnë me shkrimin, dhe përkthimin e materialeve të ndryshme në gjuhën shqipe.
Lokalizimi i softuerit ka qenë synim i organizatës tonë qysh në fillim duke menduar që softueri i lirë nuk mund të promovohet pa qenë së pari i përkthyer dhe lokalizuar në gjuhën shqipe.
Projekti Fedora është një partneritet i anëtarëve të komunitetit për softuer të lirë dhe të hapur nga e gjithë bota. Projekti Fedora ndërton komunitete të softuerit të lirë dhe të hapur dhe prodhon një sistem operativ të bazuar në GNU/Linux të quajtur Fedora.
Përveq se FLOSSK vazhdon promovimin e këti CMS, ndër qështiet kryesore është se FLOSSK tanimë përdor këtë CMS.
Projekti OLPC ka qenë prezent qysh në fillet e kësaj organizate, kur anëtarët tanë kanë dhënë kontributin e tyre më të madh për promovimin e këtij projekti edukativ duke filluar nga prezantimet e ndryshme nëpër institucione shkollore dhe gjatë Konferencës vjetore që FLOSSK ka organizuar.
Komuniteti i Mozillas për Kosovë me FLOSSK dhe Universitetin Amerikan të Kosovës “AUK” më datën 15.Prill.2011 për herë te parë në Kosovë mbajtën Mozilla Firefox 4 Release Party në Prishtinë.n n Kjo ngjarje u mbajt në njërën ndër sallat e Universiteti ku në dispozicion na u ofruan 4 projektorë dhe poashtu edhe u mundësua livestreaming nga 4 kamera…n Firefox 4 Release Party ne Kosovë nuk shkoi huq, për kundrazi aty morën pjesë më shumë se 50 participant të cilët patën rastin të informohenish me risitë e këti ueb shfletuesi.