OpenStreetMap – Kosova

773 Views

altOpen Street Map mund të themi është një ndër projektet kryesore të organizates tonë FLOSSK dhe projekti me të cilin jemi marë më së shumti që nga themelimi i organizatës.n Ky projekt ka pasur zhvillim shumë të madh edhe në Kosovë ku anëtarët e FLOSSK-ut nuk kanë pushuar së përmirsuari Kosovën në këtë hartë.

Ne si organizatë kemi ndërmare shumë iniciativa dhe kemi pasur shumë projekte prej të cilave jemi bazuar në OSM,nnjë ndër to është edhe projekti: Kumevotu (linku per ne faqen e projektit ne flossk.org)nProjekte tjera të rëndësishme ishin edhe vetë përmirsimi i hartës së Kosovës veqanërisht në disa qytete të caktuara në Kosovë,nKemi bërë të mundur që Hartat e qyteteve e fshatrave si Brodi, Gjilani,Gjakova, Ferizaji,  Prizreni, Peja, Prishtina e qytete tjera të jenë më se të perdorshme për nevojat tona...nMos të harojme të cekim kompanine Logistic Plus që ka dhënë donacion GPS trace për zhvillimin e hartës së Kosoves në OpenStreetMap, madje edhe vet kontributin e tyre si kompani në këtë hartë.nPerveq këtyre që u përmendën më lart u punua edhe harta në Shkoder për të ndihmuar në gjetjen e rrugëve gjat permbytjeve të vitit 2010, me anë të OSM. Cfarë është Open Street Map ?nOpenStreetMap është hartë globale e ndërtuar nga një komunitet vullnetaresh i madh në mbar botën. OSM është e lirë për tu krijuar, edituar dhe për tu përdorur, krijon dhe ofron të dhëna gjeografike te lira(pa pagese) si harta rrugësh për këdo që i dëshiron ato.nProjekti ka filluar, sepse hartat që ju mendoni se jane të lira (pa pagesë) shembull Google Maps në të vërtetë kanë kufizime ligjore ose teknike për përdorimin e tyre, që pengojnë njerëzit nga përdorimi i tyre në mënyra krijuese, prodhuese, apo të papritura tjera.nHartat janë krijuar duke përdorur të dhëna nga pajisje GPS, fotografi ajrore, burime të tjera të lira, ose thjesht nga njohuritë lokale. Të dy imazhet e renderuara dhe grafikat vektoriale janë në dispozicion për shkarkim nën licencen Creative Commons Attribution ShareAlike 2.0nOSM eshte po aq lehte per tu edituar sikurse edhe Wikimedia: çdo kush mund të ndryshojë gjithëçka, nëse ju dini emrin e një objekti, emrin e rrugës ose diqka të tillë.nCdo ndryshim i vogël, krijim i një ndërtese të re, krijimi i ndonjë rruge të re do të mund të modifikohet shumë më shpejt se në gjdo hartë tjetër.nKëtu do të shihni një video se si tregon zhvillimin shumë të hovshem te OSM në vitin 2008.http://www.youtube.com/watch?v=hwlqUremx4Y Kush ka nevoj për të?nNdoshta ne në një të ardhme të shkurter do të kemi nevojë të gjithënShembull kryesor është turizmi, ja një sajt udhërëfyes i turizmit në Kosovë që është bazuar në këtë harte: http://kosovoguide.com/ Nëse dëshironi të dini më shumë rreth OSM dhe si të punoni me harta, shkarrkoni doracakun e punuar nga Besfort Guri “Open Street Map - krijoni hartën tuaj” anëtar i FLOSS Kosovës: “Klikoni Ketu” Ndersa këtu poshtë mund të eksploroni hartën e Kosovës ne Open Street Map: View Larger Map !n

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish