PHP Day në UNICEF Innovations Lab Kosovo
PHP Day është një takim/ngjarje që do të mbahet të Marten më 27 Shtator 2011 në UNICEF Innovations Lab në Prishtinë duke filluar nga ora 17:00n Ky takim ka për qëllim mbledhjen e zhvilluesve të PHP nga vendi dhe dedikohet vetëm për zhvillimin e PHP-së.nGjat ngjarjes përveq prezantimit që pritet të bëhet nga Flamur Mavraj, të pranishmit do të kenë mundësinë të bisedojnë në tema të hapura me kolegët e tyre dhe poashtu të njihen mes vete…nMë saktësisht Prezantimi do të përmbajë këto tema:n 1. Gjerat baziken 2. Strukturat te ndryshme dhe design patternsn 3. OOP (object oriented programming)n 4. Frameworks (zend framework dhe symfony2)n 5. Doctrine2 dhe databazat nosqln 6. Shembull dhe pytje pergjigje.nNgjarja nuk do të jetë e përmasave të mëdha, por megjithatë ia vlen të vizitohet, është e hapur për të gjithë dhe pa pagesë, pritet të ketë numër të konsiderueshem të pjesëmarrësve të cilët veçse kanë filluar të konfirmojnë pjesëmarrjen në ngjarjen e krijuar në FacebooknPër të kuptuar se ku ndodhet UNICEF Innovations Lab ju lutem shiqojeni hartën më poshtë:n
View larger map.n
Konferenca Software Freedom Kosova 2011 është konferenca e tretë vjetore për Softuerin e Lirë dhe me Burim të Hapur (FLOSS) që do të mbahet në Prishtinë më 12 Nëntor.nEventi është i hapur por ju rekomandojmë që ta rezervoni ulësen tuaj: http://sfk11.eventbrite.com/nKonferenca mbledh profesionistët, akademikët dhe entuziastë të cilët ndajnë vizionin që softueri duhet të jetë i lirë dhe i hapur për komunitetin për ta zhvilluar dhe ta rregullojë për nevojat e tijë, duke përfshirë edhe ato tregtare, dhe se dituria është një pronë komunale e lirë dhe e hapur për të gjithë.nFLOSS Kosova ka arritur të bëjë konferencën një ngjarje tradicionale/vjetore, në të cilën mblidhet një audiencë rajonale vjetore për leksione dhe prezantime nga një shumëllojshmëri profesionistësh ndërkombëtarë dhe vendorë dhe akademikë të cilët do të paraqesin zhvillimet e fundit në komunitetin global të FLOSS.nDhe vetëm të përmendet se konferenca e parë u mbajt në gushttë vitit 2009 me rreth 500 të pranishmëm dhe folës nga Sun Microsystems, Mozilla, MIT, konsultantë nga Qeveria Open Source e Unionit të Bashkimit Europian dhe të tjerët kurse konferenca e dytë u mbajt në shtator të vitit 2010 dhe kishte prezent disa personazhe të njohura të botës së FLOSS .nTema e SFK11nTema e konferencës 2011 do të jetë “Të bësh biznes me Free Software”. Konferenca do të përdoret si një pikë takimi për një rrjet të individëve dhe kompanive me qëllim të sponsorizuar dhe të ndërmarrë projekte nga të cilat përfitojnë qytetarët e Kosovës, duke krijuar atë si një nga qendrat evropiane të FLOSS, dhe në fund të rezultojë në përfitime komerciale për vendit.Konferenca ka për qëllim që ti njoftojë biznesevt kosovare dhe publikun për alternativa me kosto të ulët në vend të softuerëve të shtrenjtë, të trajnojë njerëz lokal në zhvillimet e fundit në softuer dhe mjetet për bashkëpunimin-social, të promovojë respektin për licenca ligjore, dhe të prezantojë publikun me metodat më të mira për lokalizimin e softuerit të njohur.nKonferenca do të paraqesë folës nga bota e biznesit që përdorin FLOSS në projektet e tyre komerciale. Kjo gjithashtu do të paraqesë shembuj të kompanive nga rajoni që janë duke përdorur FLOSS si një këmbë konkurruese në tregun evropian të outsourcing. Softueri i lirë është veçanërisht i përshtatshëm për këtë lloj veprimtarie ekonomike, ngaqë paraqet pengesë shumë të ulët të barierave duke qenë i lirë në blerje, i dokumentuar mirë dhe me një mbështetje të një ekosistemi të lirë. Për më tepër, duke paraqitur kodin e lirë që mund të modifikohet, ajo u ndihmon profesionistëve dhe kompanive për të ndërtuar aftësinë dhe të punojnë drejt udhëheqjes së projekteve me vlera të mëdha.nPër folësit dhe personat nga rajoni që marrin pjesë në këtë konferencë, ju lutem visitoni http://www.flossk.org/en/sfk11-pois për të parë një hartë me Pikat e Interesit (Restorantet, Hotelet, Kafenetë, Bankat etj) në Prishtinë.n Më poshtë mund të shkarkoni Programin e konferencës.
Software Freedom Day (SFD) është një festë vjetore në mbarë botën e Free Software.n SFD është një përpjekje e arsimit publik me qëllim të ngritjes së vetëdijes së Free Software dhe virtytet e tij, dhe gjithashtu inkurajimin e përdorimit të saj.n Dhe këtë vit është hera e dytë që organizojmë diçka të tillë.nNë thelb nuk do të ketë asgjë të veçantë, vetëm disa prezantime individuale dhe të kënaqemi.nKjo ngjarje do të ndodhë në Prishtinë, Kosovë, si kudo tjetër që kjo ngjarje do të organizohet më 17 shtator, këtë rradhë tek ne do të ndodhë më 18 shtator 2011.Takimi do të mbahet në Prince Coffee House në 20:00 (ora lokale Prishtinë)Ju gjithashtu mund të konfirmoni praninë tuaj në Facebook
Sot, ashtu siç keni pasur mundësi të lajmëroheni në një artikull të mëhershëm nga faqja jonë si dhe PC World Albania, në Prishtinë është mbajtur një takim për të festuar lansimin e versionit të ri të sistemit operativ Fedora.
Fedora 15, koduar “Lovelock”, u lansua më 24 Maj.

Më 4 dhe 5 Qërshorë për herë të tretë me rradhë u mbajt takimi i komunitetit të Mozilla’s për Ballkan. Kësaj Radhe Takimi I mbajt në Sofie të Bullgarisë.
Wikimedia dhe Wikipedia janë poashtu një ndër projektet kryesore të FLOSS Kosovës, ku me anë të të cilave mundohemi të promovojmë dhe shpërndajmë edukimin e hapur në Kosovë.n Anëtarët e FLOSSK-ut janë poashtu editues të Wikipedias ku kontribojnë me shkrimin, dhe përkthimin e materialeve të ndryshme në gjuhën shqipe.