FLOSSTALK me Betim Devën: Adaptimi i Sistemit Operativ Android

168 Views

altTë Enjten më datën 29.12.2011 në ora 18:00 tek hapsirat e IDI – Information Development Centre do të mbahet një fjalim me temën: Adaptimi i Sistemit Operativ Android për e-readers, telefonat mobil, dhe tabletët.nLigjërues do të jetë Betim Deva i cili vjen nga Prishtina. Ka baçelor në inxhinieri, sistemet kompjuterike dhe master në shkenca kompjuterike prej Arizona State University.nZhvillon aplikacione dhe adapton sistemin Android për nook, lexuesin elektronik të Barnes & Noble, kurse para kësaj në mes tjerash ka zhvilluar softuer me kërkesa të vogla të energjisë për Garminfone, paisja e parë me Android e Garmin-it.nMë herët ka zhvilluar softuer shkencor: në mes tjerash ka menaxhuar publikimin e softuerit Davinci, një platformë shkencore me kod të hapur e përdorur kryesisht për të përkrahur THEMIS, instrument në sondën kozmike Mars Odyssey të NASA’s.nProgramon në Java, C/C++, Perl, teknologjitë e uebit (PHP, HTML, Ajax,Javascript), skriptat shell, Python, C#, Scheme/Lisp, Prolog, Pascal,OpenGL, etj.nKa bashkthemeluar portalin për shkencë dhe teknologji pr-tech.net dhe faqen për promovimin e pavarësisë së Kosovës KosovoThanksYou.com.nIDI – Information Development Centre, ndodhet në rrugën Gazmend Zajmi (Dubrovniki) Str. No. 34, 10000 Pristina, Kosovo (më saktësisht shiqoni hartën)

View Larger Mapn

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St., No. 2 Aktash neighborhood 10000 Prishtina, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish
    en_USEnglish