FOSS BootCamp në Mitrovicë – 26 Prill
FLOSSK me ndihmën e UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë FOSS BootCamp tani në tre qytete të ndryshme të Kosovës: Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.
FOSS BootCamp është një ngjarje që përmban një seri të punëtorive brenda të cilave zhvillohen aktivitete të ndërlidhura me edukimin në fushën e softuerit me kod burimor të hapur (Open Source Software).
Të dizajnuara për fillestarë, këto punëtori kanë për qëllim të paraqesin një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platforma me kod burimor të hapur.
Ndërkohë që FOSS BootCamp i dytë do të mbahet këtë të shtunë në Gjakovë, ne po hapim aplikimet edhe për pjesëmarrësit në BootCamp-in e Mitrovicës i cili do të mbahet më datën 26 Prill, nga ora 10:00AM në International Business College Mitrovica (IBCM).
Të gjithë të interesuarit nga Mitrovica mund të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje. Pjesëmarrësit do të marrin certifikatë pjesëmarrjeje për punëtoritë e ndjekura.
Aplikimi bëhet online, ju lutemi ndiqni vegzën në vijim: http://goo.gl/HoFG83
Falënderojmë IBCM për mundësimin e mbajtjes së këtyre punëtorive në ambientet e tyre.
Ndajeni lajmin, dhe aplikoni sa më shpejt!
Për çdo pyetje ju lutem drejtohuni në [email protected]

Pas një sër prezentimesh në Tiranë, Athinë, Prishtinë dhe Kretë të Greqisë, WMKIT vjen edhe në qytetin historik të Prizrenit.
Innovations Lab dhe FLOSSK ju ftojnë në “TechTalk”-un e tretë që do të mbahet të martën me 29 Maj në ora 18.30 në hapësirat e Innovations Lab Kosovo.nLigjëruesi i radhës do të jetë Besfort Guri, anëtar i bordit të FLOSSK, i cili do të flasë për QGIS si Sistem Informativ Gjeografik me kod të hapur.nNë pjesën e parë, temat që do të shtjellohen janë: