SFD në Gjakovë
FLOSSK Gjakova, ekipi lokal i organizatës FLOSSK, më 18 Shtator organizoi ngjarjen Software Freedom Day (SFD) 2010 në qytetin e Gjakovës.
Qëllimi i kësaj ngjarje ishte që edhe në këtë qytet të fillojë të përhapet softueri i lirë e GNU Linux. Në të njëjtën kohë, me këtë aktivitetet synohej që të rritej komuniteti lokal i cili do angazhohet për softuerin e lirë dhe me burim të hapur.nIdeja për shënimin dhe organizimin Software Freedom Day, u bë në baza vullnetare të organizatës.
Te Interesuarit që ishin të pranishëm patën rastin te njoftohen reth Softuerit të Lirë, GNU/Linux, Njohurisë së Hapur, Burimit të Hapur dhe shumë gjëra tjera që ndërlidhen më të.
Gjatë kësaj ngjarje u dhanë ligjërata mbi:
- GNU/Linux,
- Instalimin e konfigurimin e distribucionit Ubuntu dhe si gjithnjë
- Shpërndarja e CD-ve me këtë distribucion.
Në mesin e shumë çështjeve të softuerit të lirë, ngjarja po ashtu sqaroi edhe dallimet në mes të GNU/Linux me atë Windows dhe poashtu prezantoi softuerë të lirë me të cilët mund të bëhet dizajn grafik si GMIP, Inkscape, per 3D Blender e programe tjera…
Më shumë rreth software freedom day vizitoni:http://softwarefreedomday.org/
Më 17 – 18 Korrik në Shëngjin të Shqipërisë, përfundoi FLOSS CAMP I organizuar nga FLOSS Kosova dhe FLOSS Albania.
Me iniciativën e FLOSSK me 4 Qërshor themeluesi i Free Sofware Foundation, Richard Stallman, ka vizituar Kosovën.
Edicioni i sivjetëm i panairit të Teknologjisë Informativë ITTF i mbajtur në Prishtine u shfrytëzua poashtu edhe nga FLOSSK, me qrast organizates sone ju dha rasti ta promovojë softuerin e Lire dhe të hapur tek vizitorët në panair.
Me rastin e lansimit të ri të KDE SC 4.4 Flossk organizoi një festë më datën 09/02/2010 ne lokalet e IDI ku te pranishem ishin më shumë se 20 adhurues të Softuerit të lirë dhe të hapur e veqanerisht përdorues te KDE-së.
MySociety është një projekt demokratik, projekt i UK Citizen Online Democracy, që ka për qëllim të ndërtojë “mejte shoqërore të fokusuara me ndikime offline”
Software Freedom Day (SFD) është një festë vjetore në mbarë botën e Free Software.
Pas gjashtë muajsh punë të palodhshme më datën 29 dhe 30 gusht 2009 u arrit të lançohet konferenca e parë vjetore Software Freedom Kosova 2009 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike e organizuar nga FLOSSK dhe Universiteti i Prishtinës.