Parti i Lansimit të Fedora 15
Sot, ashtu siç keni pasur mundësi të lajmëroheni në një artikull të mëhershëm nga faqja jonë si dhe PC World Albania, në Prishtinë është mbajtur një takim për të festuar lansimin e versionit të ri të sistemit operativ Fedora.
Ngjarja është mbajtur në lokalet e UNICEF Innovations Lab. Ndeja nuk filloi ashtu siq pritej, prezantimet nuk filluan në kohën e paraparë, në ora 18, për arsye të numrit të vogël të pjesëmarrësve, edhe pse pati premtime nga shumë njerëz për ardhje. Me fillimin e prezantimeve u treguan edhe risitë që përfshihen në versionin e ri të Fedora 15.n Prezantues në këtë takim ishte Gent Thaçi. Me disa pika kyçe, u bë edhe një përshkrim i shkurtër i gjërave që mund të quhen si më interesante dhe më karakteristike për këtë version.n Pjesëmarrësit patën rastin që të merrnin disa dhurata simbolike si logo të sistemit Fedora, duke përfshirë edhe CD me Fedora me desktopin GNOME 3, KDE e XFCEn
Fedora 15, koduar “Lovelock”, u lansua më 24 Maj.

Më 4 dhe 5 Qërshorë për herë të tretë me rradhë u mbajt takimi i komunitetit të Mozilla’s për Ballkan. Kësaj Radhe Takimi I mbajt në Sofie të Bullgarisë.
Lokalizimi i softuerit ka qenë synim i organizatës tonë qysh në fillim duke menduar që softueri i lirë nuk mund të promovohet pa qenë së pari i përkthyer dhe lokalizuar në gjuhën shqipe.
Wikimedia dhe Wikipedia janë poashtu një ndër projektet kryesore të FLOSS Kosovës, ku me anë të të cilave mundohemi të promovojmë dhe shpërndajmë edukimin e hapur në Kosovë.n Anëtarët e FLOSSK-ut janë poashtu editues të Wikipedias ku kontribojnë me shkrimin, dhe përkthimin e materialeve të ndryshme në gjuhën shqipe.
OpenStreetMap pati një zhvillim të hovshëm në Kosovë dy vitet e fundit, këtë e bënë të mundur të gjithë antarët e rinjë të FLOSSK-ut.n Projekti “OpenStreetMap – Krijoni Harten tuaj” filloi dhe u realizua nga Besfort Guri anëtar në FLOSSK,
Përveq se FLOSSK vazhdon promovimin e këti CMS, ndër qështiet kryesore është se FLOSSK tanimë përdor këtë CMS.
Mozilla është poashtu një ndër projektet me të cilën Anëtarët e FLOSSK-ut kanë dhënë kontributin e tyre duke e promovuar Mozillan dhe komunitetin e saj, duke ndihmuar në zgjerimin e përdorimit më të madh të produkteve të Mozillas si dhe në përkthimin e këtyre produkteve, në mënyrë që njerëzit të mund të ndjehen më të rehatshëm në internet.