FLOSSTALK nga Betim Deva: Adaptimi i Sistemit Operativ Android
FLOSSTalk që tash e tutje pritet të jetë e zakonshme nga FLOSSK, të Enjten më datën 29.12.2011 solli Prishtinë një ligjeratë nga Betim Deva me temën, “Adaptimi i sistemit operativ Android”.nBetim Deva, i cili me profesion është programmer me përvojë nga Prishtina dhe me Master në Shkenca Kompjuterike nga Universitetit Shtetëror i Arizonas, ndajti eksperiencën e tij shum vjeqare me audiencën e pranishme prej rreth 30 pjesëmarrësve, ashtu siq tregon edhe titulli i ligjeratës Betimi foli për platformën Android dhe mbi mundësitë e saja për tu adoptuar në bazë të nevojave të klientit.nMe përvojën e tij si zhvillues i aplikacioneve me bazë në Android dhe të adoptuara për sistemin e Nook, lexuesin elektronik të Barnes & Noble, Betimi shpalosi disa detaje intersante mbi mënyrën e funksionimit të platformës, API’t e ndryshëm që gjenden në shfrytëzim, programimi i aplikacioneve duke shfrytëzuar ato, etj.nTakimi shkoi tamam ashtu siq edhe pritej ku pas ligjeratës të pranishmit patën rastin të jenë të hapur me pyetje dhe të diskutojnë edhe më gjerë në lidhje me temën e folur.nMenduam edhe për ata që nuk mundën të jenë pjesmarrës në këtë lighjeratë, gjat tërë kohës ligjerata ishte duke u shfaqur edhe live në ustream.tv ku përveq kësaj ju mund të shihni atë inqizim këtu.
Inqizimet tjera: [2] – [3]nNë vazhdim FLOSSTalk i radhës pritet të sjellë emër tjetër profesional megjithëse detajet ende nuk janë bërë të ditura.n Për më shumë qëndroni të lidhur me Blogun tonë.nDhe më poshtë mund ta shkarkoni prezantimin e Betim Devës si PDF file.

Më 12 nëntor për herë të tretë me rradhë përfundoj njëra ndër konferencat tradicionale më të mëdha në rajon “Software Freedom Kosova 2011”.nSi çdo herë me një numër të pjesmarësve me mbi 300 vetë, kjo konferencë ishte një ndër më të suksesshmet të mbajtura deri tani, një ditë e plotë intensive dhe e ngarkuar me tema që prekën botën e softuerit të lirë nga folës vendor dhe rajonal me eksperiencë në këtë lami.nKësaj rradhe konferenca u mbajt vetëm për një ditë dhe tema e saj ishte “Doing Business with Open Source”, ku fjalët hyrëse u bënë nga: Myzafere Limani (dekane e FIEK-ut), Lule Ahmedi (profesoreshë në FIEK dhe bashkëdrejtuese e konferencës), Vjollca Çavolli (drejtoreshë e STIKK-ut) dhe Arianit Dobroshi (kryetar i bordit të FLOSSK-u), të cilët folën mbi rëndësinë e mbajtjes së kësaj konference dhe mbi peshën që ka ngjarja për zhvillimin e komunitetit të softuerit të lirë si dhe për zhvillimin e vet industrisë së IT-së në Kosovë.nNuk mungoj ngrohësia e publikut e as interesimi i tyre në temat që u prezantuan në pjesën e parë të ditës:
FLOSSK në bashkëpunim me UNICEF-in Innovations Lab mbajti PHP Day të martën më 27 shtator 2011 në UNICEF Innovations Lab në PrishtinëQëllimi i takimit ishte, mbledhja e zhvilluesve të PHP nga vendi dhe kishte për qëllim vetëm për zhvillimin e PHP.nGjat ngjarjes përveq prezantimit që u bë nga Flamur Mavraj, të pranishmit patën mundësinë të bisedojnë në tema të hapura me kolegët e tyre dhe poashtu të njihen mes vete…nMë saktësisht Prezantimi pati këto Tema:n 1. Gjerat baziken 2. Strukturat te ndryshme dhe design patternsn 3. OOP (object oriented programming)n 4. Frameworks (zend framework dhe symfony2)n 5. Doctrine2 dhe databazat nosqln 6. Shembull dhe pytje pergjigje.nPati pije, snacks dhe mbi 30 pjesmarrës të cilët dukej se e pëlqenin ngjarjen.nShiqojeni Galerinë për të parë më nga afër ngjarjen.n Dhe më poshtë ndodhet slajdi i prezantimit të cilin e bëri Flamuri:
PHP Day është një takim/ngjarje që do të mbahet të Marten më 27 Shtator 2011 në UNICEF Innovations Lab në Prishtinë duke filluar nga ora 17:00n Ky takim ka për qëllim mbledhjen e zhvilluesve të PHP nga vendi dhe dedikohet vetëm për zhvillimin e PHP-së.nGjat ngjarjes përveq prezantimit që pritet të bëhet nga Flamur Mavraj, të pranishmit do të kenë mundësinë të bisedojnë në tema të hapura me kolegët e tyre dhe poashtu të njihen mes vete…nMë saktësisht Prezantimi do të përmbajë këto tema:n 1. Gjerat baziken 2. Strukturat te ndryshme dhe design patternsn 3. OOP (object oriented programming)n 4. Frameworks (zend framework dhe symfony2)n 5. Doctrine2 dhe databazat nosqln 6. Shembull dhe pytje pergjigje.nNgjarja nuk do të jetë e përmasave të mëdha, por megjithatë ia vlen të vizitohet, është e hapur për të gjithë dhe pa pagesë, pritet të ketë numër të konsiderueshem të pjesëmarrësve të cilët veçse kanë filluar të konfirmojnë pjesëmarrjen në ngjarjen e krijuar në FacebooknPër të kuptuar se ku ndodhet UNICEF Innovations Lab ju lutem shiqojeni hartën më poshtë:n
Software Freedom Day (SFD) është një festë vjetore në mbarë botën e Free Software.n SFD është një përpjekje e arsimit publik me qëllim të ngritjes së vetëdijes së Free Software dhe virtytet e tij, dhe gjithashtu inkurajimin e përdorimit të saj.n Dhe këtë vit është hera e dytë që organizojmë diçka të tillë.nNë thelb nuk do të ketë asgjë të veçantë, vetëm disa prezantime individuale dhe të kënaqemi.nKjo ngjarje do të ndodhë në Prishtinë, Kosovë, si kudo tjetër që kjo ngjarje do të organizohet më 17 shtator, këtë rradhë tek ne do të ndodhë më 18 shtator 2011.Takimi do të mbahet në Prince Coffee House në 20:00 (ora lokale Prishtinë)Ju gjithashtu mund të konfirmoni praninë tuaj në Facebook