Prishtina – Trash Talk, 20 maj 2026

Prishtina – Trash Talk, 20 maj 2026

Javën që shkoj e mbajtëm meetup-in e radhës për “Trash Talk” dhe diskutimi ishte krejtësisht i hapun.

Bardhi dhe Mike treguan çka kemi gërmu e hulumtu gjatë vikendit të hackathonit. Hapësira ishte plot me njerëz të vullnetit të mirë dhe akterë kyç që merren me këtë problem çdo ditë, gjë që ndezi një diskutim super konstruktiv për bërllogun në Prishtinë.

Takimin e mbyllëm me plot optimizëm për me vazhdu tutje. Kjo punë sapo ka fillu, problemet po i shpalosim hap pas hapi dhe kodi është plotësisht i hapur për të gjithë ata që duan me na u bashku në këtë rrugëtim.

Nëse doni me pa krejt hulumtimin tonë, hartat dhe veglat që i kemi ndërtu, e gjeni dokumentacionin në repositorin tonë në GitHub: https://github.com/flosskosova/trash 

Vizitoj faqet testuese – https://hackthetrash.vercel.app | https://trash-map.quarterly.systems/

—-

Last week we hosted our “Trash Talk” meetup, and the discussion was completely open.

Bardh and Mike presented what we uncovered and researched during the hackathon weekend. The space was packed with well-meaning people and key stakeholders who deal with this issue daily, sparking a super constructive discussion about Prishtina’s waste.

We closed the meeting filled with optimism to keep moving forward. This work has just begun, we are uncovering the problems step by step, and the code is completely open to anyone who wants to join us on this journey.

If you want to see all of our research, maps, and the tools we built, you can find the documentation in our GitHub repository: https://github.com/flosskosova/trash

And our test websites  – https://hackthetrash.vercel.app | https://trash-map.quarterly.systems/

Ferizaj Chapter Meetup 11 prill 2026

Ferizaji na la pa fjalë!

Para dy dite u mblodhëm me njerëz t’mirë e me plot vullnet për me e shty përpara skenën e teknologjisë në qytet.

Valmiri e hapi takimin duke i falënderu anëtarët e FLOSSK-ut që po japin shtytje maksimale për aktivitete e projekte të reja, në tërë Kosovën.

Samiu vazhdoi me na tregu për kulturën dhe historinë FLOSS, dhe pse Open Source është rruga e vetme për liri dhe pavarësi digjitale, ndërsa Beharja, Zana dhe Dëshira na njoftuan me super punën që po e bëjnë me PyLadies Prishtina, e së shpejti edhe në Ferizaj. Beharja po ashtu na dëshmoi që rruga për t’u bërë Python programer është shumë ma e lehtë se që e kemi paramenduar.

Krejt në fund, përtej agjendës së planifikuar, na u bashkua edhe Roberti nga DefCon Prishtina, i cili na tregoi për botën e hackerave dhe projektet që janë duke i bërë.

Një falënderim i veçantë shkon për Avniun dhe Visarin, motorët e FLOSSK Chapter Ferizaj, që me entuziazëm po e kthejnë qytetin në një pikëtakim për teknologji.

E gjatë Majit po përgatitemi për workshope në elektronikë dhe gjuhë programuese, e interesimi i të rinjve ferizajas qysh tash është tejet i madh.

Ekspert i Komunikimit dhe Partneriteteve


Në kuadër të zhvillimit organizativ, FLOSSK është duke implementuar disa projekte të financuara nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Duke pasur parasysh nevojën për një Ekspert i Komunikimit dhe Partneriteteve (individ apo kompani) për të zhvilluar strategjinë e qëndrueshmërisë financiare dhe ndërtuar një plan për diversifikimin e burimeve të të ardhurave. FLOSSK fton individët dhe kompanitë e interesuara të aplikojnë për të ofruar çmimet e tyre sipas kërkesave dhe nevojave të FLOSSK.

Të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë, luteni t’i përmbaheni kërkesave nga dokumenti ynë të cilin e gjeni në këtë link – 005-2025-FLOSSK Request for Quotation.

Data e Mbylljes: Prill, 1, 2026 17:00 (CET)   

Haker vs. Maker

Shpeshherë, në imagjinatën kolektive, fjala “haker” ka ngjallur frikë; e kemi menduar si një kriminel kibernetik që rri në hije duke pritur radhën për të thyer bankat apo sistemet qeveritare. Por, e vërteta është krejt ndryshe. Duhet ta pranojmë që, po të mos kishin ekzistuar hakerat, të dhënat tona sot nuk do të ishin kaq të sigurta. Pa “hakerat etikë” (ethical hackers), që skanojnë çdo ditë dobësitë e sistemeve tona, bota digjitale do të ishte një kaos i vërtetë. Ata janë rojet e padukshme të privatësisë sonë.

Ky keqkuptim është reflektuar shpesh edhe në nivel lokal. Kur njerëzit e kanë parë për herë të parë emrin e Prishtina Hackerspace, mendimi i parë i shumë prej tyre ka qenë se aty qëndron dikush mrapa që merret me punë të ulëta, si thyerja e llogarive të Instagramit apo ndërhyrje të paautorizuara. Por, Prishtina Hackerspace nuk është një “fole kriminelësh”; përkundrazi, është një hapësirë ku inovacioni, mësimi dhe etika bashkohen për të krijuar zgjidhje teknologjike për komunitetin.

Në këtë kontekst, ekziston një thënie e njohur: diferenca midis “mejkerave” (makers) dhe hakerave është se mejkerat nuk kanë etikë. Hakimi, për nga vetë përkufizimi, është paksa subversiv dhe vetë-reflektues; ai nuk kënaqet me sipërfaqen, por kërkon të vërtetën që fshihet pas kodit. Hakerat e vërtetë veprojnë nën një etikë të caktuar dhe një manifest hakeri që vlerëson lirinë e informacionit dhe përmirësimin e botës.

Ata ndryshojnë rrënjësisht nga mejkerat në aspektin e procesit. Ndërsa një mejker fokusohet në ndërtimin e diçkaje të re, hakimi ka të bëjë me fitimin e një kuptimi më të thellë të asaj që ndodhet brenda sistemit. Hakimi është arti i ripërshtatjes së sistemit, qoftë ky një sistem informacioni, një strukturë teknike apo edhe një sistem social, për ta bërë atë më efikas, më të hapur dhe më të sigurt për të gjithë. Ne nuk po thyejmë Instagrama; ne po kuptojmë teknologjinë deri në palcë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Ekziston një thënie se diferenca midis mejkerave dhe hakerave është se mejkerat nuk kanë etikë. Hakimi (hacking) për nga vetë përkufizimi është paksa subversiv dhe vetë-reflektues. Hakerat veprojnë nën një etikë të caktuar dhe një manifest hakeri. Ata ndryshojnë nga mejkerat në aspektin e procesit, në kuptimin që hakimi ka të bëjë me fitimin e një kuptimi më të thellë të asaj që ndodhet brenda dhe ripërshtatjen e sistemit, qoftë ky një sistem informacioni, teknik apo edhe social.

Open Source Sofware Country Intelligence Report – Kosovo 2025

Starting this year, the European Commission’s Open Source Observatory (OSOR) has published a dedicated Country Intelligence Report on the Republic of Kosovo.

It places Kosovo on the map of European digital transformation and provides a comprehensive look at where we stand with Open Source Software (OSS) as we aim for EU integration.

The report recognizes FLOSSK as the key NGO driving the open source movement in Kosovo. It highlights our role in advocating for open source in public administration and building bridges between the public sector and civil society to promote the sustainability and interoperability required for European standards.

While the report celebrates our digital infrastructure, it also highlights that explicit policy support for open source remains limited and is not yet a systematic priority. FLOSSK remains committed to closing this gap and ensuring Kosovo’s digital future is transparent, sovereign, and open.

Special thanks to Arianit Dobroshi for his contribution to this report.

Read the full Kosovo 2025 Country Report: https://interoperable-europe.ec.europa.eu/collection/open-source-observatory-osor/news/kosovo-2025-country-report

Explore other OSOR Country Intelligence Reports: https://interoperable-europe.ec.europa.eu/collection/open-source-observatory-osor/open-source-software-country-intelligence

Ekspert për Strategjinë e Qëndrueshmërisë Financiare

Në kuadër të zhvillimit organizativ, FLOSSK është duke implementuar disa projekte të financuara nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Duke pasur parasysh nevojën për një Ekspert për Strategjinë e Qëndrueshmërisë Financiare (individ apo kompani) për të zhvilluar strategjinë e qëndrueshmërisë financiare dhe ndërtuar një plan për diversifikimin e burimeve të të ardhurave. FLOSSK fton individët dhe kompanitë e interesuara të aplikojnë për të ofruar çmimet e tyre sipas kërkesave dhe nevojave të FLOSSK.

Të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë, luteni t’i përmbaheni kërkesave nga dokumenti ynë të cilin e gjeni në këtë link – 004-2025-FLOSSK Request for Quotation.

Data e Mbylljes: Dhjetor, 17, 2025 17:00 (CET)   

Ekspert i Sistemeve dhe Qeverisjes së Brendshme

Në kuadër të zhvillimit organizativ, FLOSSK është duke implementuar disa projekte të financuara nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Duke pasur parasysh nevojën për një Ekspert i Sistemeve dhe Qeverisjes së Brendshme (individ apo kompani) për të zhvilluar tri punëtori (workshops) një-ditore me stafin dhe palët e interesuara mbi politikat e qeverisjes, sistemet mbi menaxhimin e projekteve, dhe strategjinë e qëndrueshmërisë, duke siguruar efikasitet, transparencë dhe përputhshmëri me kërkesat e donatorëve, FLOSSK fton individët dhe kompanitë e interesuara të aplikojnë për të ofruar çmimet e tyre sipas kërkesave dhe nevojave të FLOSSK.

Të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë, luteni t’i përmbaheni kërkesave nga dokumenti ynë të cilin e gjeni në këtë link – 003-2025-FLOSSK Request for Quotation.

Data e Mbylljes: Dhjetor, 17, 2025 17:00 (CET)   

Ekspert i zhvillimit dhe integrimit të platformave open-source

Në kuadër të zhvillimit organizativ, FLOSSK është duke implementuar disa projekte të financuara nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Duke pasur parasysh nevojën për një Ekspert të Zhvillimit dhe Integrimit të platformave open-source (individ apo kompani) për të ndërtuar dhe zbatuar sisteme që mbështesin ndjekjen dhe menaxhimin e projekteve, duke siguruar efikasitet, transparencë dhe përputhshmëri me kërkesat e donatorëve, FLOSSK fton individët dhe kompanitë e interesuara të aplikojnë për të ofruar çmimet e tyre sipas kërkesave dhe nevojave të FLOSSK.

Të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë, luteni t’i përmbaheni kërkesave nga dokumenti ynë të cilin e gjeni në këtë link – 002-2025-FLOSSK Request for Quotation.

Data e Mbylljes: Nëntor, 03, 2025 17:00 (CET)   

Ekspert të Politikave të Qeverisjes dhe Financave të Brendshme

Në kuadër të zhvillimit organizativ, FLOSSK është duke implementuar disa projekte të financuara nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Duke pasur parasysh që do të na duhet një ekspert (individ apo kompani) për të zhvilluar politikat e qeverisjes dhe financave të brendshme, duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe përputhshmëri me kërkesat e donatorëve. FLOSSK fton individët dhe kompanitë e interesuara të aplikojnë për të ofruar çmimet e tyre sipas kërkesave dhe nevojat e FLOSSK.

Të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë, luteni t’i përmbaheni kërkesave nga dokumenti ynë të cilin e gjeni në këtë link – 001-2025-FLOSSK Request for Quotation.

Data e Mbylljes: Shtator, 10, 2025 17:00 (CET)                                         

Monitoring Proactive Transparency: Compliance of Selected Kosovo Public Institutions with Article 5 of the Law on Access to Public Documents.

FLOSSK is pleased to present our latest report:
“Monitoring Proactive Transparency: Compliance of Selected Kosovo Public Institutions with Article 5 of the Law on Access to Public Documents.”

The report assesses how well public institutions in Kosovo are meeting their obligations for proactive transparency under Article 5, ensuring
key information is published online without needing formal requests.

To view full report
https://flossk.org/wp-content/uploads/2025/05/Monitoring-Proactive-Transparency.pdf

 

Publikohet verzioni 3.34 i QGIS, quhet “QGIS Prizren 3.34”

Lajm i madh për profesionistët e Gjeoinformacionit! 🌐

Verzioni i ri i QGIS 3.34 quhet PRIZREN! 🎉

Versioni i ri i QGIS-it është emërtuar sipas qytetit historik të Prizrenit, qytetit mikpritës të konferencës FOSS4G 2023, i organizuar nga Free Libre Open Source Kosova (FLOSSK).

Çdo ditë, miliona përdorues të QGIS do të lexojnë emrin e qytetit historik të Prizrenit kur të fillojnë punën e tyre. 🎯

FOSS4G është konferenca më e madhe e softuereve të gjeoinformacionit në botë. FOSS4G 2023 e organizuar nga FLOSSK, pati mbi 700 pjesmarrës nga e gjithë bota, ku prezantuan teknologjitë më të reja që përdoren në fushën e gjeoinformacionit.

QGIS është softueri më i përdorur për GIS (Sistemi i informacionit gjeografik) i bazuar në Kod të Hapur.

Për më shumë informata rreth FOSS4G 2023: https://2023.foss4g.org/

Blog QGIS 3.34 Prizren: https://blog.qgis.org/2023/11/05/qgis-3-34-prizren-is-released/

Linku për shkarkim te QGIS 2023: https://www.qgis.org/en/site/forusers/download.html

📣 LANSIM: dumedite.org

Me shumë kënaqësi po ju njoftojmë mbi lansimin e platformës sonë të re, Dumeditë! Krijuar nga FLOSSK e bazuar në kodin e projektit Alaveteli, Dumeditë është një platformë e re që lehtëson kërkesat për Qasje në Dokumentet Publike në Kosovë.
A doni të dini se si institucionet publike përdorin paratë tuaja të taksave? Tani është më e lehtë se kurrë. Me Dumeditë, mund të bëni kërkesë për informacion tek çdo institucion publik, dhe çdo përgjigje që merrni publikohet automatikisht në faqen e internetit. Kjo do të thotë më shumë transparencë dhe më shumë liri informimi për ne të gjithë!
Ne jemi të përkushtuar për të sjellë më shumë transparencë në punën e qeverisë dhe për të u siguruar qytetarëve se ata kanë qasje në informacionin që duan dhe kanë nevojë.
Vizitoni www.dumedite.org sot për të bërë kërkesën tuaj të parë!

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish