ORA E KODIT 2022 – Ngjarja më e madhe e të mësuarit në histori!

3,264 Views

Në vitin 2021 janë regjistruar 85,707 aktivitete të ‘’Orës së Kodit në mbarë botën.

Ora e Kodit është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”, me programe për të gjitha moshat sepse të gjithë mund të kodojmë.

Projekti është përfaqësim i Republikës së Kosovës në nismën globale “Hour of Code” të filluar në SHBA më 2013 dhe tash i zgjeruar në shumë se 180 shtete të botës.

Për t’u bashkuar në kampanjën Ora e Kodit 2022 shihni Instruksionet më poshtë:

Ora e Kodit në Kosovë po bashkë-organizohet nga FLOSSK, BONEVET, Kosova Makers League, Shkolla Digjitale, Ipko Foundation, Wikimedia Shqip dhe mbështetet nga Komuna e Prishtinës.

Mëso për vete
Të gjithë nxënësit/et e të gjitha moshave mund të bëhen pjesë e Orës së Kodit duke përfunduar 1-orë kodimi në https://hourofcode.com/us/sq/learn, por edhe të vazhdoni të mësoni pa limite kohore.

Mëso të tjerët
Edhe pse tutoriale-t janë autodidakte, shumica e aktiviteteve që zhvillohen përfshijnë plan mësimor për mësuesit, të cilin mund ta përdoni në mënyrë që të udhëheqni “Orën e Kodit” në komunitetin tuaj. Planet mësimore i gjeni këtu.

Mëso fëmijën tënd (dhe mëso bashkë me ta)
Ju nuk keni nevojë për përvojë në Shkenca Kompjuterike ose mësimdhënie për t’i bërë fëmijët tuaj të mësojnë dhe të qeshin. Mund ta provoni Orën e Kodit me një kompjuter, një tablet, një smartphone ose plotësisht të shkëputur nga priza! Gjeni dokumentin me udhëzime këtu.

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish