Thirrje e hapur për trajnerë/e

3,598 Views

A jeni profesionist/e në industrinë e IT që po kërkoni të bëni ndryshim në edukimin e studenteve/ëve?

Jemi duke kërkuar trajnere/ë të aftë për të udhëhequr programe trajnimi intensiv si pjesë e projektit tonë FLOSSK Bootcamp. Qëllimi i projektit është t’u sigurojë studentëve trajnimin dhe aftësitë e nevojshme për të përshpejtuar karrierën e tyre në industrinë TIK.

Programi i trajnimit zhvillohet gjatë 2 muajve e gjysmë, me sesione që zhvillohen katër herë në javë dhe gjithsej katër orë për sesion, e ndarë nga 2 trajner, në ligjerues dhe asistent. . Për referencë shiko këtu:

https://bootcamp.flossk.org/trajnimet/mern-fullstack-3/

Programi ndahet në Ligjërata dy-orëshe (ligjeruesi) dhe Ushtrime dy-orëshe (asistenti), pra gjithsej 144 orë (72 orë ligjërim 72 orë praktikë), gjatë të cilave pjesëmarrësit/et do të kenë mundësinë të zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një mjedis praktik. Ushtrimet do të lehtësohen nga asistentë trainere/ë, megjithëse ju gjithashtu mund t’i udhëheqni këto sesione (dhe ligjëratat) nëse keni përvojën, ekspertizën dhe kohën e nevojshme.

Ne jemi në kërkim të trajnereve/ëve me ekspertizë në fushat e mëposhtme:

  • Web Development
  • Mobile Development
  • Programming Language
  • Software Testing
  • UX/UI Design
  • DevOps
  • Game Development
  • Data Science

E kuptojmë se profesionistet/ët shpesh kanë orare të ngarkuara, kemi fleksibilitet me orarin e trajnimit për të përshtatur disponueshmërinë tuaj. Megjithatë, orari i programit të trajnimit do të mbetet i njëjtë për të gjithë pjesëmarrësit për të siguruar qëndrueshmëri dhe paanësi gjatë 2 muajve e gjysmë.

Ju lutemi të dërgoni:

  • Një përshkrim të shkurtër të eksperiencës dhe kualifikimeve tuaja, çdo përvojë përkatëse që keni në këtë fushë,
  • Temën e trajnimit dhe një përshkrim të shkurtër të saj,
  • Ofertën tuaj financiare përmes emailit bootcamp at flossk . org deri më 10 Prill 2023.

Trajnimet do të mbahen gjatë periudhës maj – korrik 2023.

Për çfarëdo pyetje që keni ndjehuni të lirë të na kontaktoni në bootcamp at flossk . org +38344233967 apo të na vizitoni në Prishtina Hackerspace.

FLOSSK Bootcamp mundësohet me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish