Thirrje e hapur për angazhim

1 View

Thirrje e hapur për angazhim me pagesë të 3 studentëve/eve në digjitalizim të botimeve të vjetra shqipe

Shfrytëzimi i teknologjisë së re për të ri-ndërtuar trashëgiminë kulturore nëpërmjet digjitalizimit të botimeve të vjetra është synimi kryesor i këtij projekti dhe paralelisht kontribuon në një model të hapur dhe të zgjerueshëm për digjitalizimin e botimeve që janë vështirë të qasshme për publikun. Është një arkivë e materialeve të digjitalizuara me një kosto shumë të ulët dhe një kapacitet e rëndësi të madhe.

Përmes kësaj thirrje synojmë të përfshijmë studentë e të rinj të apasionuar pas teknologjisë dhe librit, të cilët do të ndihmojnë në digjitalizimin e botimeve të vjetra shqipe e më pas t’i bëjmë ato të qasshme online për të gjithë. 

Angazhimi do të zgjasë 5 orë në ditë përgjatë 3 muajve (Mars – Qershor 2022).

Përveç përpunimit dhe optimizimit të teksteve, do të organizojmë trajnime, prezantime dhe diskutime rreth digjitalizimit të trashëgimisë kulturore. 

Kjo nismë ka për qëllim nxitjen e themelimit të një instituti për arkivimin dhe digjitalizimin e çdo krijimi të prekshëm i cili mund të jetë me rëndësi kulturore ose historike për ruajtjen e identitetit tonë si komb dhe si shtet.

Vegëza për aplikim: https://forms.gle/xbJcM2YvQyFCo5Xw5. Thirrja do të jetë e hapur deri më 17 mars 2022. 

FLOSSK ka lansuar platformën books.flossk.org në vitin 2020 në të cilën janë të qasshme rreth 50 libra shqiptarë të shekullit të XX.

Kjo thirrje mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish