Thirrje e hapur për regjistrim në trajnimin: “Dizajnimi i PCB me KiCAD” 📣

2,733 Views

➡️ PCB-të tashmë janë teknologjia dominuese në realizimin e qarqeve elektronike. Gati çdo pajisje elektronike ka një PCB, duke filluar prej telefonit te pajisjet moderne mjekësore e sistemet e navigimit satelitor. Proceset e reja të prodhimit na mundesojnë me realizu qarqe shume më të dendura dhe më të sigurta. Megjithatë, përpos proceseve të prodhimit, kërkohet që gjatë dizajnimit të ndjeken praktikat më të mira. Nga ana tjetër, kostoja e prodhimit është ulë aq shumë, sa që mundemi me konsideru me prodhu PCB, jo vetëm për produkte, por edhe për detyra shkollore e projekte për hobi.

Përgjatë këtij trajnimi kemi me dizajnu një pllakë (development board) me një mikrokontroller dhe qarkun përcjellës. Secila pllakë e dizajnuar nga pjesëmarrësit/et do të dergohet për prodhim. Për këtë aryse, secili pjesëmarrës duhet të ketë 💻 laptop gjatë orëve të trajnimit.

Erdet Nasufi është Lead EE në Solaborate, projektues dhe kodues i elektronikës.

Seria e punëtorive të PCB është e ndarë në dy faza:

⚫ Faza I do të fokusohet në njoftim me KiCad 6 dhe PCB-të, dizajnimin e skemave dhe PCB-ve deri te gjenerimi i fajllave për prodhim. Kjo fazë zgjatë 6 sesione nga 1.5 orë në ditë dhe fillon më datë 14 Mars. Orari i trajnimeve është 17:30 – 19:00.

⚫ Faza II do të zgjasë 4 sesione nga 1.5 orë në ditë dhe objektiv kryesor do të ketë montimin e komponenteve dhe validimin e PCB-ve.

📆 Kjo thirrje është e hapur deri më datë 10 mars 2022 përmes vegëzës për aplikim: https://forms.gle/QvoA7droGxx46Ndf9

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish