Trajnime për Punësim

1 View

🙌 Që nga muaji dhjetor i vitit 2021, FLOSSK ka filluar të mbajë trajnime dhe takime të vazhdueshme me të rinj dhe komunitetin open-source.

👥 Gjatë trajnimeve tërë-ditore në 16 shkolla të mesme të Kosovës kanë marrë pjesë rreth 300 të rinj. Gjatë këtyre trajnimeve janë prezantuar bazat praktike të elektronikës përmes platformës së hapur Arduino si dhe është përfshirë orientimi në karrierë në fushat përkatëse.

💻 Përveç trajnimeve në shkolla, kemi filluar edhe trajnimet specifike si ‘’Dizajnimi i PCB me KiCAD’’ në të cilin aktualisht po trajnohen rreth 15 të rinj. Trajnimi fokusohet në dizajnimin e një pllake (development board) me një mikrokontroller dhe qarkun përcjellës.

👨🏻‍💻️👩🏻‍💻️Për më tepër, gjashtë të rinj të grupmoshës 14-18 vjeç janë duke marrë pjesë në trajnimin ‘’Zhvillimi i Prototipeve në IoT’’ gjatë të cilit po mësojnë se si të hulumtojnë dhe krijojnë zgjidhje inovative në lëminë e Internet of Things. Disa nga temat që po ligjërohen janë Hulumtimi & Zhvillimi i ideve, Dizajni, Elektronika, Hardueri & Softueri i hapur, 3D printimi etj.

➡️ Kjo rrjedhë e trajnimeve do të vazhdojë edhe me tri trajnime të tjera në Linux Kernel dhe “Rapid Prototyping” që do të mbahen gjatë muajit maj dhe qershor.

🎉 FLOSSK po ashtu është duke vazhduar takimet mujore me grupet e përdoruesëve në OpenStreetMap, Open Hardware, Linux, Flutter dhe InfoSec.

Këto aktivitete po mbahen në kuadër të projektit ‘’Trajnime për Punësim’’ të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish