FLOSSK në NSND-Ohër
Të shtunën më 28 Maj FLOSSK ishte i ftuar në një takim të mbajtur në Ohër, Maqedoni të quajtur “NSND” – Nista Se Nece Dogobiti që do të thotë: “Asgjë nuk do të ndodhë”.Ashtu si edhe emri tregon, asgjë nuk ndodhi …
Së pari u takuam me pjesëmarrësit e pranishëm në këtë takim, dhe pastaj shkuam në një restorant ku vazhduam të njoftohemi mëtej me njëri-tjetrin, dhe gjithashtu darkuam së bashku.Menjëherë të nesërmen në mëngjes u organizuan disa fjalime, ose më mirë të them prezantime, ku të gjithë pjesëmarrësit treguan disa këshilla, truke dhe ndanë edhe disa nga njohuritë e tyre në punën e që ata bënin.nAty pati pak kodim dhe gjithashtu pak hack-ime ...Në këtë ngjarje kishte më shumë se 30 persona të pranishëm, dhe të gjithë ishin me përvojë në kompjuter, por megjithatë do të donim të përmendim veçanërisht kohën e mirë që kaluam së bashku.NSND - Asgjë nuk do të ndodhë është takim jo-konferencial që organizohet qdo vit. ( për herë të parë u organizua në Kroaci )Pika kryesore e këtij takimi jo-konferencial është organizimi i një takimi të të gjithë hakerëve dhe kontribuesve të Softuerit të Lirë nga e gjithë ish-Yougosllava.Për më shumë rreth NSND vizitoni faqen zyrtare: Kliko KetuPër të parë galerine e kësaj ngjarjeje: Kliko Ketun
Open Street Map mund të themi është një ndër projektet kryesore të organizates tonë FLOSSK dhe projekti me të cilin jemi marë më së shumti që nga themelimi i organizatës.n Ky projekt ka pasur zhvillim shumë të madh edhe në Kosovë ku anëtarët e FLOSSK-ut nuk kanë pushuar së përmirsuari Kosovën në këtë hartë.
Wikimedia dhe Wikipedia janë poashtu një ndër projektet kryesore të FLOSS Kosovës, ku me anë të të cilave mundohemi të promovojmë dhe shpërndajmë edukimin e hapur në Kosovë.n Anëtarët e FLOSSK-ut janë poashtu editues të Wikipedias ku kontribojnë me shkrimin, dhe përkthimin e materialeve të ndryshme në gjuhën shqipe.
Lokalizimi i softuerit ka qenë synim i organizatës tonë qysh në fillim duke menduar që softueri i lirë nuk mund të promovohet pa qenë së pari i përkthyer dhe lokalizuar në gjuhën shqipe.
Projekti Fedora është një partneritet i anëtarëve të komunitetit për softuer të lirë dhe të hapur nga e gjithë bota. Projekti Fedora ndërton komunitete të softuerit të lirë dhe të hapur dhe prodhon një sistem operativ të bazuar në GNU/Linux të quajtur Fedora.
Projekti OLPC ka qenë prezent qysh në fillet e kësaj organizate, kur anëtarët tanë kanë dhënë kontributin e tyre më të madh për promovimin e këtij projekti edukativ duke filluar nga prezantimet e ndryshme nëpër institucione shkollore dhe gjatë Konferencës vjetore që FLOSSK ka organizuar.
Përveq se FLOSSK vazhdon promovimin e këti CMS, ndër qështiet kryesore është se FLOSSK tanimë përdor këtë CMS.
OpenStreetMap pati një zhvillim të hovshëm në Kosovë dy vitet e fundit, këtë e bënë të mundur të gjithë antarët e rinjë të FLOSSK-ut.n Projekti “OpenStreetMap – Krijoni Harten tuaj” filloi dhe u realizua nga Besfort Guri anëtar në FLOSSK,