Ligjeratë: Lidhja mes inovacionit, hacking dhe lëvizjeve të reja sociale
Organizuar nga FLOSSK dhe UNICEF Innovations Lab Kosovo këtë të Hëne mbahet një ligjeratë me tema si Lidhja mes inovacionit, hacking dhe lëvizjeve të reja sociale nga Dan McQuillan.
Dan McQuillan është një aktivist i rrjeteve sociale dhe fitues i çmimit “Global Ideas Bank Social Innovations Award”, ligjerata fillon në ora 15:30 në ambientet e UNICEF Innovations Lab Kosovo.nNë fund Dan McQuillan pritet të diskutoj me të pranishmit në lidhje me tema si inovacione, rrjete sociale, hacking, etj.Ngjarja është e hapur për të gjithë dhe pa pagesë, pritet të ketë numër të konsiderueshem të pjesëmarrësve të cilët veçse kanë filluar të konfirmojnë pjesëmarrjen në ngjarjen e krijuar në Facebook.Laboratori është afër zyres së UNICEF-it në lokacion këtu:Shikojeni harten me te madhe.n
Sot, ashtu siç keni pasur mundësi të lajmëroheni në një artikull të mëhershëm nga faqja jonë si dhe PC World Albania, në Prishtinë është mbajtur një takim për të festuar lansimin e versionit të ri të sistemit operativ Fedora.
Fedora 15, koduar “Lovelock”, u lansua më 24 Maj.

Më 4 dhe 5 Qërshorë për herë të tretë me rradhë u mbajt takimi i komunitetit të Mozilla’s për Ballkan. Kësaj Radhe Takimi I mbajt në Sofie të Bullgarisë.
OpenStreetMap pati një zhvillim të hovshëm në Kosovë dy vitet e fundit, këtë e bënë të mundur të gjithë antarët e rinjë të FLOSSK-ut.n Projekti “OpenStreetMap – Krijoni Harten tuaj” filloi dhe u realizua nga Besfort Guri anëtar në FLOSSK,
Open Street Map mund të themi është një ndër projektet kryesore të organizates tonë FLOSSK dhe projekti me të cilin jemi marë më së shumti që nga themelimi i organizatës.n Ky projekt ka pasur zhvillim shumë të madh edhe në Kosovë ku anëtarët e FLOSSK-ut nuk kanë pushuar së përmirsuari Kosovën në këtë hartë.
Wikimedia dhe Wikipedia janë poashtu një ndër projektet kryesore të FLOSS Kosovës, ku me anë të të cilave mundohemi të promovojmë dhe shpërndajmë edukimin e hapur në Kosovë.n Anëtarët e FLOSSK-ut janë poashtu editues të Wikipedias ku kontribojnë me shkrimin, dhe përkthimin e materialeve të ndryshme në gjuhën shqipe.
Lokalizimi i softuerit ka qenë synim i organizatës tonë qysh në fillim duke menduar që softueri i lirë nuk mund të promovohet pa qenë së pari i përkthyer dhe lokalizuar në gjuhën shqipe.