SFK12 – Software Freedom Kosova 2012

728 Views

Më 8 dhe 9 shtator në Prishtinë do të mbahet Liria Softuerike Kosovare, konferencë ndërkombëtare për teknologjinKëtë vikend në Prishtinë do të mbahet Konferenca ndërkombëtare “Software Freedom Kosova 2012 – SFK12”, e cila ka për qëllim thellimin e njohurive nga fusha e teknologjisë informative. Njohës të kësaj fushe specifike, për herë të katërt do të tubohen në Prishtinë për të dëshmuar aftësitë e tyre dhe bashkëpunuar në fushën e teknologjisë informative e cila i dha botës uebin, Androidin, Wikipedian e shumë teknologji të tjera. Liria Softuerike Kosova, e cila organizohet nga FLOSS Kosova, është konferenca më e madhe e këtij lloji në rajon.nKonferenca do t’i ketë ligjëratat kryesore në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtines më 8 dhe 9 shtator ndërsa më 7 dhe 10 stator punëtori në UNICEF Innovations Lab .nSFK12 do të mbledhë folës nga shumë vende anembanë botës duke përfshirë:nBruce Perens:n -Një nga themeluesit e lëvizjes për kod burimor të hapur. Perens është pronar i një kompanie softueri si dhe programues kompjuteri. Perens është bashkë-themelues i Open Source Initiative (OSI).nAndrew Betts:n -Zhvillues në PHP dhe JavaScript si dhe themelues i Assanka, tani pjesë e Financial Times. Betts është ligjërues për tema të lidhura me HTML5 dhe PHP.nProf.Dr.Frederik Questier:n -Këshilltar akademik për projektet arsimore të TIK-ut në disa vende në zhvillim si dhe profesor në disa departamente në Vrije Universiteit, Bruksel. Prof. Questier është autor dhe redaktor i disa librave dhe artikujve në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe softuerit të lirë.nFlamur Mavraj:n – Mavraj është zhvillues i aplikacioneve në ueb me PHP. Ai do të ligjëroj për Zend Framework 2.nSi dhe shumë të tjerë.nKonferenca këtë vit bëhet e mundur duke iu falenderuar ndihmës financiare të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, STIKK, Ipko Foundation dhe Unicef Innovations Lab.n FLOSSK është OJQ e themeluar më 2009 me qëllim të promovimit të softuerit të lirë dhe teknologjive dhe lëvizjeve të ndërlidhura.n Nyja e konferencës: http://www.flossk.org/sfk12n Programi http://lanyrd.com/2012/sfk12/schedule/nPër informata shtesë mund të kontaktoni Arianit Dobroshin në [email protected] 044 905 647 ose Bleona Foniqin në [email protected] 044 585 970.

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish