Thirrje e hapur për regjistrim në trajnimin “Zhvillimi i Prototipeve në IoT”
*Thirrja ju dedikohet grupmoshave 14 deri në 18 vjeç!
Mësoni se si të hulumtoni dhe krijoni zgjidhje inovative ne lëminë e IoT (Internet of Things) me një ritëm të përshpejtuar. Qasja e trajnimit do të jetë në zhvillimin e aftësive praktike, duke mësuar procesin e gjerë të zhvillimit dhe dizajnimit të një prototipi elektronik. Gjatë trajnimit një-mujor, pjesëmarrësit/et do të mësojnë për tema të ndryshme si: Hulumtimi & Zhvillimi i ideve, Dizajni, Elektronika, Hardueri & Softueri i hapur, 3D printimi etj. Trajnimi është i përshtatshëm për këdo që është entuziast/e i/e elektronikës/teknologjisë dhe ka motiv të lartë për të mësuar tema të ndryshme — me fokus tek nxënësit/et e shkollava të mesme.
Përgjatë trajnimit pjesëmarrësit/et do të kenë qasje në laborator të elektronikës dhe në punëtoritë e Prishtina Hackerspace. Secili pjesëmarrës/e duhet të ketë laptop gjatë orëve të trajnimit në mënyrë që të kenë qasje në materialet arsimore si dhe për t’u qasur në mikrokontroller/mikroprocesor.
Trajnimi zgjatë 8 sesione nga 1.5 orë në ditë dhe mbahet te marteve dhe enjteve nga ora 15:00 deri 16:30 duke filluar më datë 5 Prill 2022.
Trajnimin do ta udhëheqë Lis Luci – Inxhinier i Kompjuterave.
Regjistrohuni këtu : https://forms.gle/b3XfFcL3yD8PHPxy9
Afati i fundit për regjistrim është më 31 mars 2022
Kjo thirrje mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.