Thirrje e hapur për regjistrim në trajnimin  “Zhvillimi i Prototipeve në IoT” 📣

➡️ Mësoni se si të hulumtoni dhe krijoni zgjidhje inovative ne lëminë e IoT (Internet of Things) me një ritëm të përshpejtuar. Qasja e trajnimit do të jetë në zhvillimin e aftësive praktike, duke mësuar procesin e gjerë të zhvillimit dhe dizajnimit të një prototipi elektronik.

Gjatë trajnimit një-mujor, pjesëmarrësit/et do të mësojnë për tema të ndryshme si: Hulumtimi & Zhvillimi i ideve, Dizajni, Elektronika, Hardueri & Softueri i hapur. Trajnimi është i përshtatshëm për këdo që është entuziast/e i/e elektronikës/teknologjisë dhe ka motiv të lartë për të mësuar tema të ndryshme.

Përgjatë trajnimit pjesëmarrësit/et do të kenë qasje në laborator të elektronikës dhe në punëtoritë e Prishtina Hackerspace. Secili pjesëmarrës/e duhet të ketë 💻 laptop gjatë orëve të trajnimit në mënyrë që të kenë qasje në materialet arsimore si dhe për t’u qasur në mikrokontroller/mikroprocesor.

⚫ Trajnimi zgjatë 8 sesione nga 1.5 orë në ditë dhe mbahet te marteve dhe enjteve nga ora 15:00 deri 16:30 duke filluar më datë 10 maj 2022.

Trajnimin do ta udhëheqë Lis Luci – Inxhinier i Kompjuterave.

Regjistrohuni këtu: https://forms.gle/cEi2JAiaK2V4VRQTA

📆 Afati i fundit për regjistrim është 6 maj 2022!

Kjo thirrje mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

en_USEnglish