Hackadrone – Hack the Drone Competition 30 – 31 May, Prishtina!

48 Views

 

Dronët vertetë fluturuan, e rinia na kënaqi me dijen, interesimin e vullnetin për të mësuar. 

Javën e kaluar, në bashkëpunim me ICK-në, FLOSSK u angazhua për menaxhimin e aspektit teknik dhe komunitar të hackathonit të parë për dronë, Hackadrone, që u mbajt në ICK.

Interesimi ishte shumë i madh, e Mentorëve tanë fort ju vështirësu puna në përzgjedhjen e 12 ekipeve nga 60 ekipe dhe individë që kishin konkurruar.

Ekipet e kualifikuara për dy ditë me radhë garuan se kush më mirë po e konfiguron dhe fluturon dronin, kurse Mentorët tanë u kujdesën që t’i japin udhëzimet dhe përkrahjen në çdo moment. Puna e ekipeve ishte shumë intensive deri në çastet e fundit, ku secili ekip mundohej të bëhej gati për sfidën e fluturimit dhe vlerësimit për konfigurimet përkatëse.

Ora e fundit solli edhe prezentimet e ekipeve dhe fluturimet. Vlerësimi nxori 3 ekipe fituese të cilat u shpërblyen me çmime shumë të mira dhe më se të merituara prej 4000, 3000 dhe 2000 euro.

Falënderojmë shumë mentorët tanë, Sami Kçiku, Enis Hyseni, Erjon Ahmeti, Ardeshir Tërshnjaku, Art Nela, Jora Ajeti dhe Davud Gorqaj. Falenderojmë edhe ICKnë, e posaqërisht Dorinën dhe Shpendin për durimin e bashkëpunimin e ngrohtë. 

Mezi po presim të shihemi sërish në garën e radhës!

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish