BSides Prishtina 2026 – 5th edition, May 22-23, Prishtina!

24 Views

Prishtina u shndërrua sërish në një pikëtakim të rëndësishëm për komunitetin e sigurisë kibernetike. Edicioni i pestë i BSides Prishtina mblodhi së bashku profesionistë, studentë dhe entuziastë nga Kosova dhe rajoni e më gjerë, duke krijuar një hapësirë ku dijet, përvoja dhe kurioziteti takohen natyrshëm.

Dita e parë u fokusua në kërcënimet moderne dhe teknologjitë që po formësojnë peizazhin e sigurisë kibernetike. U fol për historinë dhe evoluimin e malware-it gjatë dekadave të fundit, për mënyrën se si inteligjenca artificiale po ndikon në sigurinë ofensive, për analizën e malware-it përmes matematikës dhe përpunimit të sinjaleve, si dhe për sfidat reale që hasen në infrastrukturat kritike. Po ashtu u trajtuan edhe tema shumë praktike si inxhinieria sociale përmes telefonit dhe SMS-ve, hetimet OSINT në raste reale dhe teknika të avancuara të eksfiltrimit të të dhënave. Secili folës solli një këndvështrim të ndryshëm, duke e bërë ditën një përzierje të fortë mes kërkimit, praktikës dhe eksperiencës reale.

Dita e dytë e thelloi edhe më shumë aspektin teknik. U diskutuan sfida të reja si siguria e rrjeteve 5G, GraphQL, kredencialet e ruajtura në shfletues, rreziqet e sistemeve legacy, si dhe mënyra se si inteligjenca artificiale po ndryshon si mbrojtjen ashtu edhe sulmet kibernetike. Paralelisht, workshop-et praktike i dhanë pjesëmarrësve mundësinë të provojnë vetë teknika reale dhe të punojnë afër me ekspertë të fushës, duke e kthyer mësimin në eksperiencë direkte.

Në fund të ditës së dytë, atmosfera kaloi në një nga momentet më të gjalla të gjithë konferencës — Capture The Flag (CTF). Hapësira u mbush me përqendrim, energji dhe një garë mes ekipeve dhe pjesëmarrësve individualë, të gjithë të zhytur në sfida që kërkonin logjikë, kreativitet dhe bashkëpunim deri në minutat e fundit. CTF përfshiu kategori si Web Security, Reverse Engineering, Cryptography dhe Forensics, duke i vendosur pjesëmarrësit përballë problemeve praktike që kërkonin më shumë se vetëm teori — kërkonin mendim si sulmues dhe mbrojtës njëkohësisht. Ajo që e bëri edhe më të veçantë ishte dinamika e komunitetit duke e kthyer gjithë hapësirën në një laborator të gjallë të sigurisë kibernetike.

Në përmbyllje, u ndanë edhe çmimet për ekipet dhe pjesëmarrësit më të suksesshëm, vendi i parë fitoi Pwned Labs Bootcamp subscription për çdo anëtar të ekipit, vendi i dytë PentesterLab 6-month subscription për çdo anëtar të ekipit, ndërsa vendi i tretë lockpicking kit, i sponsorizuar nga Pretera. Duke e mbyllur aktivitetin me duartrokitje, emocion dhe një ndjenjë të fortë motivimi për edicionet e ardhshme.

Një falënderim i madh shkon për të gjithë folësit që ndanë njohuritë e tyre, instruktorët e workshop-eve që sollën sesione praktike dhe të thelluara, sponsorët dhe partnerët që mbështetën realizimin e eventit, si dhe ekipin organizues dhe vullnetarët.

Mbi të gjitha, falë pjesëmarrësve që sollën energji, pyetje dhe kuriozitet, ky edicion u bë një tjetër hap i rëndësishëm për komunitetin e cybersecurity në rajon.

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish