FLOSSTalk-u i rradhës do të mbahet të Shtunën më datën 17 Mars 2012 në ora 01:00PM tek zyret e Unicef Innovations Lab, në këtë fjalim do të flitet për “Hacker Spaces” të njohura edhe me termin HackLabs, hapësira të lira në të cilat njerëzit e interesuar në punë të përbashkët dhe hacking ndajnë eksperiencën dhe dijeninë e tyre me njëri-tjeterin dhe nëdrtojnë së bashku gjëra interesante në lidhje me teknologjinë.nLigjerues në këtë FLOSSTalk do të jetë Arangel Angov njëri ndër themeluesit i Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të hapur në Maqedoni dhe Hacker Space-it KIKA në Shkup. Ai ka qenë i përfshirë në komunitetin FOSS për dhjetë vitet e fundit ku dhe ka punuar si Administrator i Sistemeve të GNU/Linux për 8 vjet.n“Unë do të përpiqem të jap një pamje të thellësishme të asaj se qfarë po ndodhë në Hacklab-in KIKA në Shkup, se si ka filluar, si ne kemi arritur ta mbajë atë dhe çfarë saktësisht është e nevojshme për ndërtimin e një Hacklab-i në qytetin tuaj.”nMund të konfirmoni ardhjen tuaj edhe nga eventi i krijuar në Facebook, kurse më poshtë ndodhet harta që tregon lokacionin e zyreve të Unicef Innovations Labn Nëse harta është a pakjartë për ju, atëherë shiqojeni këtë video.n
View Larger Map