Thirrje për aplikim në trajnimin “Udhërrëfyes i fillestarëve në Linux / Beginner’s guide to Linux”

1 View

Thirrje për aplikim në trajnimin “Udhërrëfyes i fillestarëve në Linux / Beginner’s guide to Linux” 📣

Linux njihet si projekti më i madh open source deri tani. Sistemet operative të ndërtuara mbi të variojnë në qëllime nga desktop, server, networking, cloud, embedded etj.

Siguria e lartë, stabiliteti, shtrirja në shumë arkitektura, përshtatshmëria për zhvilluesit, softueri i lirë e me kod të hapur, janë disa nga karakteristikat të cilat e bëjnë Linux-in atraktiv dhe shumë të përdorshëm.

⚫ Gjatë trajnimit do të mësojmë mbi mënyrën e funksionimit të sistemit operativ, detajisht si të punojmë me të dhe rreth veglave të nevojshme për zhvillim me Linux.

⚫ Trajnimi zgjatë 8 sesione nga 1.5 orë në ditë dhe mbahet në ditet e Hëne, Marte dhe Enjte nga ora 17:00 deri 18:30 duke filluar më datë 5 Maj 2022.

Trajnimin do ta udhëheqë Enkelena Haxhiu. Enkelena punon si inxhiniere e softuerit në Solaborate, e fokusuar në Linux Kernel.

Regjistrohuni këtu: https://forms.gle/RLdZG8uD2ESkAXrY6

📆 Afati i fundit për regjistrim është më 29 prill 2022

Kjo thirrje mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish