Gjatë muajit prill, në kuadër të projektit ASSET të organizatës Kosova Education Center – KEC, kemi mbajtur një seri të punëtorive passhkollore online të shtrirë në 16 komuna të ndryshme, duke i mësuar të rinjtë në mbi 20 pjesëmarrës për sesion se si të editojnë në Wikidata dhe OpenStreetMap, platforma këto mjaft të përdorura në mbarë botën, e të cilat dita ditës po pasurohen me përmbajtje nga vendi edhe në gjuhën shqipe.