Kumevotu – Projekti i vendvotimeve

953 Views

altFLOSSK me ndihmën financiare të UNICEF Innovations Lab më 12/Dhjetor/2010 perfundoi projekin për mapimin e vendeve te votimit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 në Kosovë.

Projekti kishte për synim që të bënte sa më të lehtë që të jetë e mundur për njerezit, veqanerisht për gjeneratat e reja, ta gjejnë vendvotimin e tyre përmes websajtit të krijuar http://kumevotu.info që funksiononte përmes një harte interaktive të bazuar në “OpenStreetMap” e cila tregonte vendodhjen e votimit të personit të caktuar.

E gjitha qfar duhej të bënin ishte që ti plotësonin fushat e duhura me emrin, mbiemrin datën e lindjes dhe komunën, dhe automatikisht ne anën e djatht paraqitej nje hartë e lëvizshme(interaktive) e cila të tregonte lokacionin e vendvotimit

Nevoja për një shërbim të tillë ishte veçanërisht e dukshme, pasi kemi vërejtur se në qytetet e mëdha shumë njerëz nuk e kishin vendvotimin në stacionin e votimit më të afërt te tyre, por në një të caktuar në mënyrë arbitrare nga qeveria që shumë të rinjë nuk e dinin se ku ndodhet.

Gjate këti projekti u realizuan këto pika:

  • U mbajt një kurs me të cilin u trajnuan studentë nga tre qytetet për OSM dhe në përgjithësi GIS,    
  • U bë mbledhja dhe futja e Pikave të interesit të përafersisht të gjitha shkollave të qyteteve kryesore në OSM,
  • Konvertimi i listave zyrtare të votuesve të regjistruar nga PDF në CSV,    
  • U krijua sajti kumevotu.info websajt i cili ishte funkcional 100{74a5e949029a1ea1c8deaa68dab2da97a05c01fa451bc4be8e5f855c917cc19a} te kohes gjat ditëve te votimit kundrejt atij të KQZ’së dhe u përdorë nga më se 1800 njerez (statistikat: http://ur1.ca/2qq1n)
  • Planifikohet lëshimi i kodit të websajtit ndër licencën GPL http://github.com/flossk.

E gjithë kjo punë u bë për më pakë se dy javë pune të palodhshme nga të rinjët e FLOSSK-ut.

Shiqojeni galerinë për disa nga fotografitë e kursit të mbajtur: Klikoni Ketu

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish