Webinar: Pavarësia digjitale e shtetit dhe e bizneseve në Kosovë

1 View

, ONLINE

  • Start : 2020/04/01 18:00
  • End : 2020/04/01 19:30

Pavarësia digjitale e shtetit dhe e bizneseve në Kosovë
1 prill | 18:00 | mbahet online në meet.jit.si/FLOSSK

Ka shumë institucione publike esenciale si dhe shërbime nga sektori privat të cilat nuk mund të funksionojnë pa shërbime nga kompanitë private të huaja. Policia, ndihma e parë, zjarrfikësit, ushtria, barnatoret, telekomi, interneti e plot institucione dhe shërbime të tjera duhet të punojnë pavarësisht nga ajo se një kompani e huaj bankroton apo jo.

Në këtë webinar do të flasim mbi pikat kyçe që duhet të zëvendësohen me infrastrukturë dhe shërbime vendore për garantimin e funksionimit të institucioneve dhe shërbimeve esenciale.

Agron Noka qysh në moshën 13 vjeçare filloi programimin me kompjuterin që e bleu në Amerikë. Si nxënës i vitit të 3-të filloi të ligjëronte dhe mbante praktikën në laboratorët e Shkollës Normale në Prishtinë sepse profesoresha ligjëronte Fortran kurse ai kishte vetëm Basic. Pas Normales ai vazhdoi në Elektro. Në karrierën profesionale Agroni realizoi 2 ëndrra të çdo programeri: 1. Që të bëhet programer i mirë në gjuhë serioze si C dhe C++ dhe 2. Të marrë ofertë pune nga departamenti që e krijon atë gjuhë programuese, Visual Studio i Microsoft-it. Në vitin 2006 Agroni u shpërngul në Seattle, Washington për këtë punë. Agroni gjithashtu është marrë edhe me programim në Linux, IoT dhe Networking.

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish