Në këtë punëtori do të bëjmë instalimin e WordPress përmes Docker dhe docker-scripts.
Docker mund të paketojë një aplikacion dhe varësitë e tij në një mbajtës virtual që mund të vendoset në çdo server Linux. Kjo ndihmon në sigurimin e fleksibilitetit, transportueshmërisë dhe sigurisë.
Docker-scripts janë skripte Bash që automatizojnë proceset a manaxhimit të mbajtësve Docker për një aplikacion të caktuar. Në këtë punëtori do të përdorim skriptet për WordPress.