
Në kuadër të zhvillimit organizativ, FLOSSK është duke implementuar disa projekte të financuara nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Duke pasur parasysh nevojën për një Ekspert të Zhvillimit dhe Integrimit të platformave open-source (individ apo kompani) për të ndërtuar dhe zbatuar sisteme që mbështesin ndjekjen dhe menaxhimin e projekteve, duke siguruar efikasitet, transparencë dhe përputhshmëri me kërkesat e donatorëve, FLOSSK fton individët dhe kompanitë e interesuara të aplikojnë për të ofruar çmimet e tyre sipas kërkesave dhe nevojave të FLOSSK.
Të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë, luteni t’i përmbaheni kërkesave nga dokumenti ynë të cilin e gjeni në këtë link – 002-2025-FLOSSK Request for Quotation.
Data e Mbylljes: Nëntor, 03, 2025 17:00 (CET)