Building the Sensor Stations

1 View

Javën e kaluar së bashku me shkollat partnere ndërtuam stacionet e cilësisë së ajrit dhe motit në gjashtë 🏘 shkolla të mesme në Kosovë!

📡 Stacionet u ndërtuan në Prishtinë, Vushtrri, Lipjan, Prizren, Suharekë dhe Rahovec. Gjithashtu, gjatë javëve në vijim do të mbahen punëtori ku do të demonstrohet pjesa harduerike në ndërtimin e stacioneve, komunikimi me firmuer dhe softuer, si dhe vizualizimi i të dhënave që merren nga senzorët.
Këto stacione po ndërtohen në shkolla të mesme që nxënësit të mësohen t’i ndërtojnë ato, të krijojnë dhe analizojnë të dhëna për mjedisin, si dhe të ngritet vetëdijësimi i përgjithshëm për cilësinë e ajrit dhe ndryshimet klimatike.

Projekti “Sensor Stations” financohet nga BE-ja, menaxhohet nga European Union Kosovo dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP).
Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit me KEC, FLOSSK do të vazhdojë ndërtimin e stacioneve edhe në tre shkolla të tjera të mesme në Kosovë. Këto stacione po ndërtohen në partneritet me programin “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” – ASSET që financohet nga USAID Kosovo dhe zbatohet nga Kosova Education Center – KEC, në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.

 

#Skilled21stCenturyTeens

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish