Këtë të mërkurë patëm mysafirë Shoqatën e Radioamatoreve të Kosovës (SHRAK), të cilët na hapën një dritare në botën e radioamatorizmit. Një fushe që ka lidhur njerëz në mbarë botën për dekada dhe vazhdon të jetë po aq interesante edhe sot.
Vjollca na tregoi se çfarë është radioamatorizmi, si ka evolu ndër vite dhe si është zhvillu komuniteti i radioamatorëve në Kosovë. Përmes historive dhe përvojave të saj, u njohëm më afër me aktivitetet, kulturën dhe rëndësinë e këtij komuniteti.
Fehmiu na çoi pak më thellë në anën teknike të radiokomunikimeve, duke na shpjegu si funksionojnë radio-lidhjet dhe pajisjet që i bëjnë ato të mundshme. Më pas na demonstroi praktikisht, ku patëm mundësinë të ndiqnim komunikime live me radioamatorë ndërkombëtarë nga radiostacioni i tij në Hajvali.
Pyetje, diskutime dhe ide të reja u bënë pjesë e sesionit, duke e kthyer në një bisedë mes komuniteteve dhe jo vetëm në një prezantim.
Faleminderit Vjollcës, Fehmiut dhe SHRAK-ut për vizitën. Shihemi në bashkpunimet e radhës!







