
Në kuadër të zhvillimit organizativ, FLOSSK është duke implementuar disa projekte të financuara nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Duke pasur parasysh nevojën për një Ekspert i Sistemeve dhe Qeverisjes së Brendshme (individ apo kompani) për të zhvilluar tri punëtori (workshops) një-ditore me stafin dhe palët e interesuara mbi politikat e qeverisjes, sistemet mbi menaxhimin e projekteve, dhe strategjinë e qëndrueshmërisë, duke siguruar efikasitet, transparencë dhe përputhshmëri me kërkesat e donatorëve, FLOSSK fton individët dhe kompanitë e interesuara të aplikojnë për të ofruar çmimet e tyre sipas kërkesave dhe nevojave të FLOSSK.
Të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë, luteni t’i përmbaheni kërkesave nga dokumenti ynë të cilin e gjeni në këtë link – 003-2025-FLOSSK Request for Quotation.
Data e Mbylljes: Dhjetor, 15, 2025 17:00 (CET)