OSM Mapathon “Hartezimi i Sistemit Shendetesor”
Ishte kënaqësi të editonim sot gjatë tërë ditës, për t’a përmiruësuar dukshëm paraqitjen e objekteve publike shëndetësore të Kosovës në hartën e lirë OpenStreetMap.
Nga 477 objekte në tërë Kosovën, mbi 70% u lokalizuan dhe u vendosën në hartë nga 16 pjesëmarrës.
Krejt kjo punë po bëhet në një kohë kur nevoja për informim të sakt dhe të sigurtë është parësore, me shpresë që t’ju ndihmojmë sadopak qytetarëve dhe punojnësve shëndetësorë.
Hapja e të dhënave bazike nga institucionet publike, siç janë adresat e objekteve shëndetësore, na ndihmon neve t’a zgjerojmë më tutje këtë informacion për të mirën e të gjithëve.
Shihemi në Mapathon-at e rradhës
Ky mapathon është pjesë e projektit “Zhvillimi i informacionit dhe aftësive gjeografike në Kosovë” qe mbeshtet nga Qeveria e Dukatit te Madh te Luksemburgut.