Përfundon puna për vendosjen e emrave të rrugëve në OpenStreetMap

1 View

Më 25 janar ka përfunduar puna për vendosjen e emrave të rrugëve të Kosovës në OpenStreetMap. Ky proces ka nisur më 18 dhjetor 2018 pas një memorandumi të mirëkuptimit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe OJQ FLOSSK, në emër të komunitetit të kontribuesve, e cila mes tjerash ka paraprarë pranimin e emrave të rrugëve të cilat janë zyrtarizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Në vazhdim të kësaj, vullnetarët nga Kosova dhe jasht saj kanë punuar për t’i vendosur këto të dhëna zyrtare në OpenStreetMap.Komuniteti do të vazhdoj t’i freskoj këto të dhëna me ndryshimet e nxjerra nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe mirëpret të dhënat nga komunat tjera që janë në proces të finalizimit të emarave të rrugëve.

Emrat e standardizuar të rrugëve të disponueshme në sisteme të hapura siç është OpenStreetMap dhe aplikacionet që përdorin të dhënat nga ajo do të ndihmojnë në orientimin më të lehtë të qytetarëve dhe qojnë në shërbime shtesë ekonomike.Në vazhdim komuniteti i kontribuesve në OpenStreetMap do të punoj në projektin madhor të radhës që është vendosja e konturave (gjurmëve) të ndërtesave dhe numrave të adresave. FLOSS Kosova është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2009 me qëllim që të përkrah, promovoj dhe zhvilloj softuerin e lirë dhe me kod burimor të hapur, njohuritë e hapura dhe pjesëmarrëse, edukimin në teknologjitë informative nëpërmjet kurseve të hapura, dhe standardet, kulturën dhe shoqërinë e hapur duke përdorur komunikimin e lirë.

tl;dr we completed import of OpenStreetMap street names we got from Cadastre Agency. You can join this community here https://t.me/osmkosovo or look for OpenStreetMap Kosovo on Matrix.

No comments

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish