altFLOSSK me ndihmën financiare të UNICEF Innovations Lab më 12/Dhjetor/2010 perfundoi projekin për mapimin e vendeve te votimit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 në Kosovë.

Projekti kishte për synim që të bënte sa më të lehtë që të jetë e mundur për njerezit, veqanerisht për gjeneratat e reja, ta gjejnë vendvotimin e tyre përmes websajtit të krijuar http://kumevotu.info që funksiononte përmes një harte interaktive të bazuar në “OpenStreetMap” e cila tregonte vendodhjen e votimit të personit të caktuar.

E gjitha qfar duhej të bënin ishte që ti plotësonin fushat e duhura me emrin, mbiemrin datën e lindjes dhe komunën, dhe automatikisht ne anën e djatht paraqitej nje hartë e lëvizshme(interaktive) e cila të tregonte lokacionin e vendvotimit

Nevoja për një shërbim të tillë ishte veçanërisht e dukshme, pasi kemi vërejtur se në qytetet e mëdha shumë njerëz nuk e kishin vendvotimin në stacionin e votimit më të afërt te tyre, por në një të caktuar në mënyrë arbitrare nga qeveria që shumë të rinjë nuk e dinin se ku ndodhet.

Gjate këti projekti u realizuan këto pika:

E gjithë kjo punë u bë për më pakë se dy javë pune të palodhshme nga të rinjët e FLOSSK-ut.

Shiqojeni galerinë për disa nga fotografitë e kursit të mbajtur: Klikoni Ketu

en_USEnglish