Të Enjten më datën 29.12.2011 në ora 18:00 tek hapsirat e IDI – Information Development Centre do të mbahet një fjalim me temën: Adaptimi i Sistemit Operativ Android për e-readers, telefonat mobil, dhe tabletët.nLigjërues do të jetë Betim Deva i cili vjen nga Prishtina. Ka baçelor në inxhinieri, sistemet kompjuterike dhe master në shkenca kompjuterike prej Arizona State University.nZhvillon aplikacione dhe adapton sistemin Android për nook, lexuesin elektronik të Barnes & Noble, kurse para kësaj në mes tjerash ka zhvilluar softuer me kërkesa të vogla të energjisë për Garminfone, paisja e parë me Android e Garmin-it.nMë herët ka zhvilluar softuer shkencor: në mes tjerash ka menaxhuar publikimin e softuerit Davinci, një platformë shkencore me kod të hapur e përdorur kryesisht për të përkrahur THEMIS, instrument në sondën kozmike Mars Odyssey të NASA’s.nProgramon në Java, C/C++, Perl, teknologjitë e uebit (PHP, HTML, Ajax,Javascript), skriptat shell, Python, C#, Scheme/Lisp, Prolog, Pascal,OpenGL, etj.nKa bashkthemeluar portalin për shkencë dhe teknologji pr-tech.net dhe faqen për promovimin e pavarësisë së Kosovës KosovoThanksYou.com.nIDI – Information Development Centre, ndodhet në rrugën Gazmend Zajmi (Dubrovniki) Str. No. 34, 10000 Pristina, Kosovo (më saktësisht shiqoni hartën)
View Larger Mapn