Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software. Besides, we also contribute to open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.
We contribute to the global community of free/libre and open source software.
News
Publikohet verzioni 3.34 i QGIS, quhet “QGIS Prizren 3.34”
Lajm i madh për profesionistët e Gjeoinformacionit! 🌐
Verzioni i ri i QGIS 3.34 quhet PRIZREN! 🎉
Versioni i ri i QGIS-it është emërtuar sipas qytetit historik të Prizrenit, qytetit mikpritës të konferencës FOSS4G 2023, i organizuar nga Free Libre Open Source Kosova (FLOSSK).
Çdo ditë, miliona përdorues të QGIS do të lexojnë emrin e qytetit historik të Prizrenit kur të fillojnë punën e tyre. 🎯
FOSS4G është konferenca më e madhe e softuereve të gjeoinformacionit në botë. FOSS4G 2023 e organizuar nga FLOSSK, pati mbi 700 pjesmarrës nga e gjithë bota, ku prezantuan teknologjitë më të reja që përdoren në fushën e gjeoinformacionit.
QGIS është softueri më i përdorur për GIS (Sistemi i informacionit gjeografik) i bazuar në Kod të Hapur.
Për më shumë informata rreth FOSS4G 2023: https://2023.foss4g.org/
Blog QGIS 3.34 Prizren: https://blog.qgis.org/2023/11/05/qgis-3-34-prizren-is-released/
Linku për shkarkim te QGIS 2023: https://www.qgis.org/en/site/forusers/download.html
📣 LANSIM: dumedite.org
FOSS4G wraps up its 2023 edition in Prizren!
FOSS4G the biggest international gathering of Open Source Geospatial Enthusiasts
FOSS4G 2023, hosted in the vibrant Innovation & Training Park (ITP) in Prizren, was a significant event that brought together 683 professionals, academics, and enthusiasts from the global open source geospatial community.
This year, the conference was jointly hosted by OSGeo and FLOSSK, and aimed to foster professional growth, advance information sharing, and a feeling of community around the promotion of open source geospatial technology on a global scale.
The conference drew attendees from 56 countries, demonstrating the universal relevance of open source geospatial technology. These attendees benefited from presentations and workshops that covered a wide range of subjects.
Six notable keynote speakers honored the conference with their insights and experience. FOSS4G featured various topics, with 269 talks and 44 workshops from over 300 authors and coauthors. ‘Use cases & applications’ dominated the presentations with 130 talks, followed by ‘State of software’ with 96 talks. ‘Open Data ‘, ‘Community and Foundation,’ and ‘Open Source Geospatial’ Made in Europe’ also had significant discussions. Other themes had 7-10 talks each.
Beyond its educational and professional opportunities, FOSS4G 2023 served as a center of networking and social engagement. Numerous side events, including B2B, GeoChicas, ‘Ice Breaker’ gathering, and a 24/7 common space, created opportunities for participants to connect, collaborate, and share experiences, making the conference a thriving social and professional environment.
Our partners and sponsors were crucial to the conference’s organization and a significant factor in the success of FOSS4G 2023. Their support created diverse participation, highlighting the event’s dedication to inclusivity and collaboration within the geospatial community.
In addition to celebrating the accomplishments of FOSS4G 2023, we are also looking forward to the upcoming chapters of FOSS4G Europe, Asia, Oceania, and, on a global scale, FOSS4G 2024, which will be held in Belem, Brazil. All the future editions of the FOSS4G will be a step to create a more technologically advanced and networked global community dedicated to improving open source geospatial technologies.
FOSS4G 2023 was also characterized by a dynamic online presence, with extensive engagement across social media platforms. This allowed us to share the energy, knowledge, and connections fostered during the event with a broader audience, increasing the conference’s global influence.
Thirrje e hapur për trajnerë/e
A jeni profesionist/e në industrinë e IT që po kërkoni të bëni ndryshim në edukimin e studenteve/ëve?
Jemi duke kërkuar trajnere/ë të aftë për të udhëhequr programe trajnimi intensiv si pjesë e projektit tonë FLOSSK Bootcamp. Qëllimi i projektit është t’u sigurojë studentëve trajnimin dhe aftësitë e nevojshme për të përshpejtuar karrierën e tyre në industrinë TIK.
Programi i trajnimit zhvillohet gjatë 2 muajve e gjysmë, me sesione që zhvillohen katër herë në javë dhe gjithsej katër orë për sesion, e ndarë nga 2 trajner, në ligjerues dhe asistent. . Për referencë shiko këtu:
https://bootcamp.flossk.org/trajnimet/mern-fullstack-3/
Programi ndahet në Ligjërata dy-orëshe (ligjeruesi) dhe Ushtrime dy-orëshe (asistenti), pra gjithsej 144 orë (72 orë ligjërim 72 orë praktikë), gjatë të cilave pjesëmarrësit/et do të kenë mundësinë të zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një mjedis praktik. Ushtrimet do të lehtësohen nga asistentë trainere/ë, megjithëse ju gjithashtu mund t’i udhëheqni këto sesione (dhe ligjëratat) nëse keni përvojën, ekspertizën dhe kohën e nevojshme.
Ne jemi në kërkim të trajnereve/ëve me ekspertizë në fushat e mëposhtme:
- Web Development
- Mobile Development
- Programming Language
- Software Testing
- UX/UI Design
- DevOps
- Game Development
- Data Science
E kuptojmë se profesionistet/ët shpesh kanë orare të ngarkuara, kemi fleksibilitet me orarin e trajnimit për të përshtatur disponueshmërinë tuaj. Megjithatë, orari i programit të trajnimit do të mbetet i njëjtë për të gjithë pjesëmarrësit për të siguruar qëndrueshmëri dhe paanësi gjatë 2 muajve e gjysmë.
Ju lutemi të dërgoni:
- Një përshkrim të shkurtër të eksperiencës dhe kualifikimeve tuaja, çdo përvojë përkatëse që keni në këtë fushë,
- Temën e trajnimit dhe një përshkrim të shkurtër të saj,
- Ofertën tuaj financiare përmes emailit bootcamp at flossk . org deri më 10 Prill 2023.
Trajnimet do të mbahen gjatë periudhës maj – korrik 2023.
Për çfarëdo pyetje që keni ndjehuni të lirë të na kontaktoni në bootcamp at flossk . org +38344233967 apo të na vizitoni në Prishtina Hackerspace.
FLOSSK Bootcamp mundësohet me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Panel diskutimi: Mësimi i kodimit në Kosovë
▶️ Në vazhdën e aktiviteteve gjatë Javës së Shkencës Kompjuterike, po organizojmë panel diskutimi mbi mësimin e kodimit dhe të të menduarit kompjuterik, rëndësinë dhe përfitimet e aftësimit në moshë të hershme dhe potencialin e jashtëzakonshëm të saj për punësim në të ardhmen.
🌐 Në botë ka pasur një shtysë të paprecedentë për të jetësuar interesimin në edukimin STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) dhe pjesa e madhe e diskutimit është përqendruar rreth faktit nëse kodimi duhet të jetë një element qendror i edukimit shkollor. Të mërkurën nga ora 17:30 po shtjellojmë se çka mund të arrihet në Kosovë.
👥 Të gjithë jemi të vetëdijshëm se mësimdhënia e kodimit në klasë nuk do të prodhojë programues maestral, aq sa mësimi i muzikës në kurrikulën e shkollës nuk do të prodhojë muzikantë botëror. Megjithatë, ashtu siç mësimi i muzikës inkurajon nxënës/e të bëhen muzikantë/e, e njëjta gjë është e vërtetë edhe për kodimin.🎹
🗣 Çështje të diskutimit do të jenë se cilat koncepte duhet të trajtohen në mësimdhënie kodimi dhe sa thelbësore janë ato për të krijuar një kuptim të botës dixhitale që na rrethon, si dhe për të përmirësuar produktivitetin dhe inovacionin, për të cilat aftësitë dhe aftësitë e TIK-ut janë thelbësore.
Paneli:
– Lulëzon Jagxhiu, Këshilltar i Kryeministrit për Teknologjinë e Informacionit / CTO
– Prof. Dr. Ing. Lule Ahmedi, FIEK
– Valdete Daku, Drejtore Menaxhuese në Axians
Moderimi:
– Arianit Dobroshi, Anëtar i bordit në FLOSSK
🪴 Ju mirëpresim në Prishtina Hackerspace Pub!