Wikipedia dhe Wikimedia

883 Views

altWikimedia dhe Wikipedia janë poashtu një ndër projektet kryesore të FLOSS Kosovës, ku me anë të të cilave mundohemi të promovojmë dhe shpërndajmë edukimin e hapur në Kosovë.n Anëtarët e FLOSSK-ut janë poashtu editues të Wikipedias ku kontribojnë me shkrimin, dhe përkthimin e materialeve të ndryshme në gjuhën shqipe.

Varianti në gjuhën shqipe i kësaj enciklopedie të lirë ekziston nën adresën: http://sq.wikipedia.org dhe sot përmban me shume se 31.458 artikuj, dhe ndodhet në vendin e 55-të në rangun MetanMos të harojmë të cekim se ndër edituesit më të mëdhenjë të Wikipedias për materiale shqip, por edhe anglisht por me temë shqiptare është vetë themeluesi i organiztes tonë James Michael Dupont i cili ka deri ne 3000 arikuj të shënuar, ja dhe linku:http://en.wikipedia.org/wiki/User:Mduponthttp://en.wikipedia.org/wiki/Special:Contributions/Mdupont Cfare është Wikimedia, Wikipedia dhe Enciklopedia ? Wikimedia është një organizatë ndërkombëtare jo-qeveritare produktet e të cilës mund të përdoren nga të gjithë, e cila i është kushtëzuar kërkimit të dijes së lirë. Për mbledhjen, zhvillimin dhe përhapjen e përmbajtjes shpesh përdoren të ashtëquajturat Wiki. Projekti më i përhapur dhe më i njohur në Wikimedia është Wikipedia - Enciklopedia e Lirë. Wikipedia është një projekt për të krijuar një enciklopedi të lirë e cila do të shkruhet dhe redaktohet nga lexuesit e saj nga e tërë bota.nWikipedia është një encikopedi, shume gjuheshe, e bazuar ne web, në një model të hapur editable. Artikujt e Wikipedia sigurojnë lidhjet për udhëzues të përdoruesit për faqet e lidhura me të dhëna shtesë.nWikipedia është shkruar nga shume vullnetarë kryesisht anonim që shkruajnë pa paguar. Çdokush me qasje në Internet mund të shkruajnë dhe të bëjnë ndryshime në artikuj Wikipedia (përveç në raste të caktuara ku redaktimi është i kufizuar, për të parandaluar përçarje apo vandalizem). Përdoruesit mund të kontribuojnë në mënyrë anonime, nën një pseudonim, ose me identitetin e tyre të vërtetë, në qoftë se ata zgjedhin.nGjithçka tek Wikipedia është nën licencën GNU Free Documentation License (GFDL), licenca të përputhshme me të, ose materiale të cilat nuk janë nën kushtet e të drejtave të autorit. Redaktorët mbajnë të drejtat e autorit për çfarë shkruajnë, por teksti mbetet i lirë për të tjerë për ta përdorur dhe redaktuar sipas kushteve të GFDL-it ose licencave përkatëse. Për më shumë informacion shikoni Mbi të drejtat e autorit. Enciklopedia është vepër e madhe shkencore që përfshin njohuri për të gjitha fushat e jetës e të veprimtarisë, të sistemuara në mënyrë të përmbledhur në trajtën e një fjalori.nVepra e tillë që përfshin njohuri për një degët të veçant të shkencës, të artit, të teknikës, etj.nNjë enciklopedi (shkruar edhe enciklopedi apo Encyclopaedia) është një përmbledhje gjithëpërfshirëse me shkrim që mban ose informacion nga të gjitha degët e diturisë ose një degë të veçantë të diturisë. Fondacioni Wikimedia, është një organizate amerikane jo-fitimprurëse me seli San Francisko, Kaliforni, Shtetet e Bashkuara, dhe e organizuar sipas ligjeve të shtetit të Floridës, ku edhe eshte e bazuar fillimisht.nAjo operon disa projekte bashkëpunimi online wiki duke përfshirë Wikipedia, Wiktionary, Wikiquote, Wikibooks, Wikisource, Wikimedia Commons, Wikispecies, Wikinews, Wikibooks, Wikimedia Incubator dhe Meta-Wiki. Për më shumë vizitoni:http://wikipedia.orghttp://en.wikipedia.org/wiki/Main_Pagen

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish