Takimi Themelues i Internet Society Chapter

2,717 Views

  • Start : 2022/05/11 18:00
  • End : 2022/05/11 20:00

Internet Society është një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA misioni i së cilës është të promovojë zhvillimin e internetit si infrastrukturë globale teknike, burim për pasurimin e jetërave të njerëzve, dhe forcë për të mirë në shoqëri.

Kapitujt e Internet Society janë grupe lokale që drejtojnë një sërë ngjarjesh, programesh dhe aktivitetesh që mbështesin parimet dhe misionin e Internet Society, duke përfshirë:
– Ngjarje edukative
– Programet komunitare
– Programet e politikave publike
– Ngjarjet e rrjetëzimit

FLOSSK është i interesuar që të aplikojë për krijimin e një kapitulli në Kosovë, me qëllim të promovimit të misionit që mbështetë Internet Society, e të cilën e ndanë edhe FLOSSK. FLOSSK veç vepron me kapitujt e OpenStreetMap, OSGEO dhe Wikimedia (sponsor fiskal).

Nëse jeni të interesuar të jeni pjesë dhe anëtarë themelues i këtij kapitulli, të mërkurën (11.05.2022) në ora 18:00 do të mbahet takim themelues në Prishtina Hackerspace (rr. Ganimete Tërbeshi nr. 61 në Aktash).

Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) is a non-governmental organization based in Prishtina established in 2009 in order to support, promote and develop free and open source software, open and participatory knowledge, education in information technologies through open courseware, and open standards, culture and open society using free communication.

Mailing form

    Our Contacts

    Ganimete Tërbeshi St. No 61, Aktash neighborhood, Prishtina 10000, Kosovo.

    [email protected]

    en_USEnglish