- Start : 2022/03/09 17:00
- End : 2022/03/09 19:00
Më 9 mars duke filluar prej orës 17.00 do të mbahet takimi i radhës për OpenStreetMap. Këto takime bashkojnë entuziastë, përdorues e zhvillues të interesuar në aspektet teknike dhe sociale të hartave dhe projekteve gjeohapësinore.
Pavarësisht nëse je adhurues i desktopit, aplikacioneve celulare, fans i burimit të hapur të softuerëve apo student i së nesërmes — nëse imagjinoni here pas here për fuqinë e hartave për të vizualizuar dhe transformuar botët tona — ky takim është për ty.
Ngjarjet mbahen brenda një mjedisi social të fokusuar në shkëmbimin e projekteve nga krijuesit e tyre (mund të sjellni një laptop e të tregoni eksperiencën tuaj, apo vetëm të dëgjoni) dhe qëllim kryesor ka zhvillimin e komunitetit gjeohapësinor të larmishëm, inovativ e frymëzues të OpenStreetMap Kosova.
Pjesë e këtij meetupi-i do të jenë edhe grupi i studentëve nga programi GeoTaggers.
GeoTaggers organizohet nga instituti Space SyntaKs në kuadër të CityLab dhe ka për qëllim aftësimin e studentëve në mbledhjen dhe analizën e të dhënave të referencuara gjeografikisht.
Në këtë Meetup SpaceSyntaKs do të prezantoj punën e një mujore të studentëve të zhvilluar në këtë program, si dhe do të flasin për përdorimin e OpenStreetMap në arkitekturë dhe urbanizëm, specifikisht në harta dhe analiza të shfytëzimit të tokës (landuse).
Grupi i përdoruesve i OpenStreetMap është një komunitet që FLOSSK po zhvillon paralelisht me Grupet e përdoruesve në Linux, Python, InfoSec, Flutter dhe Open Hardware, të cilat mbahen në Prishtina Hackerspace dhe mbështeten nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.